Këshilla & Arsye

November 7, 2020 | 8:15

Nga Lira Gjika / Zëri në adoleshencë

Shpesh dëgjojmë nëna dhe baballarë, që kur flasin për zërin e djalit të tyre e etiketojnë “i është trashur zëri e i është bërë si i gomarit” dhe sikur të mos majftonte gjith ky etiketim, bëjnë dhe një të qeshur, që lë një shije jo të mirë tek ai që e dëgjon. Dhe në grupin e atyre që dëgjojnë, bën pjesë edhe vetë djali. Ja cfarë shkruan një nga këta adoleshentë:

Lira Gjika

Lira Gjika

“Si të zbus zërin, nuk mund të rri pa folur, që të mos dhunohem nga prindërit e mi, vetëm se atyre nuk i pëlqen zëri im? Ata më tallin kur unë flas madje edhe në prani të të tjerëve”.

Në këtë fazë të jetës së njeriut, prindërit kanë një rol të rëndësishëm. Ata me qëndrimin dhe shpjegimet e tyre e ndihmojnë adoleshentin ta realizojë të plotë këtë proces kaq të veçantë për njeriun. Do të ishte mirë që nëna bashkë me babain ti shpjegonin djalit se çfarë po i ndodh:   po i rriten kordat e zërit dhe i duhet kohë të mësohet me këtë ndryshim në trupin e tij dhe të rimësoj të folurën tashmë me korda të rritura.

Duhet pak kohë, që të zhvillohet aftësia për ta menaxhuar zërin, sipas situatave të të folurit apo të dialogut. Shumë specialist i atribuojnë nënës një rrol dhe ndikim të veçantë tek djali për cilësinë e zërit. Nëna me fjalët e saj nxit djalin të mos druhet nga zëri i tij.

Do të ishte mirë, që nëna e djalit adoleshent, të bënte një dialog të tillë me të: “Ti duhet ta lësh të lirë zërin tënd, që të bëhet shumë i bukur si për veten tënde ashtu edhe për mua, sepse një zë i pafuqishëm dhe jo i bukur kur rritesh, tregon një marrëdhënie me doza jo të pakta frike në raport me mua, si nëna jote dhe unë nuk dua që të metat e mia të jenë kaq të dukshme. Unë e di që nuk jam e përkryer, por jo deri këtu sa ti të mos kesh një zë tëndin, të plot dhe të bukur, prej njeriu të lirë”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top