Këshilla & Arsye

June 22, 2017 | 14:06

Nga Lira Gjika: Zhurmat e fëmijëve janë muzika e shtëpisë!

baby-playing-music

“Zhurmat e fëmijëve janë muzika e shtëpisë”. Për fat të keq, ne, këtë muzikë të jetës dhe vazhdimësisë nuk e durojmë dot. Kujtoni shprehjet: “pushoni se na shurdhuat”, “na nxorrën mendjen” dhe mund të vazhdoj duke rreshtuar shprehjet e bezdisë nga zërat e fëmijëve.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Kur do të vendosim ta braktisim këtë mënyrë sjelljeje, këtë mungesë të shijimit të zërave të fëmijëve dhe shmangien e shprehjeve etiketuese e besdisëse për fëmijët.

Kjo mënyrë të perceptuari të zërit dhe sjelljeve të fëmijëve si bezdi, na bën keq të dyja palëve. Fëmijëve ua vrasim fëmijërinë, ndërsa veten e fiksojmë në një gjendje mërzie e besdisje.

Të dyja këto gjëndje, janë shkaktare për zbehjen e kënaqësisë, për raporte problematike si me veten, me tjetrin, por edhe me njëri-tjetrin (prind-fëmijë) e deri te sëmundjet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top