Mirëqenie

June 14, 2018 | 14:51

Përfitimet që i sjell trupit, rënia nga pesha

Të gjithë e dimë se humbja e peshës është gjë e mirë, por a e dini sa e mirë është në të vërtetë humbja e peshës? Duke filluar nga memoria e deri te frymëmarrja, largimi i kileve të tepërta sjell efekte pozitive në të gjithë trupin.

Mushkëritë

Humbja e 5-10% të peshës është dëshmuar se i zvogëlon problemet me frymëmarrje dhe përmirëson funksionin e mushkërive. Kjo nënkupton se nuk do të lodheni më aq shumë kur ecni shkallëve.

Mëlçia

Heqja e kilogramëve parandalon krijimin e dhjamit në mëlçi. Vlen të pwrmendet se dhjami në mëlçi mund të çojw në probleme të ndryshme shëndetësore, madje edhe në kancer të mëlçisë.

Shpina

Të qenit mbipeshë ju bën më të rrezikuar nga dhimbja e shpinës, ndërkaq largimi i peshës dhe aktiviteti fizik ju ndihmon t’i parandaloni dhimbjet e tilla.

Truri

Jo vetëm qw mirëmbajtja e peshës e bën trurin të punojë mirë edhe kur të plakeni, ajo gjithashtu e ndihmon t’i përmirësojë performancat. Hulumtimet sugjerojnë se funksioni ekzekutiv dhe memoria përmirësohen pas humbjes së peshës.

Gjunjët

Nëse indeksi i masës tuaj trupore (BMI) është 30 e lart, ju jeni shumë më të prirë të zhvilloni osteoartrit në gjunjë. Por, për çdo gjysmë kilogram të peshës që humbni, ju zvogëloni ngarkesën që bën presion mbi gjunjët tuaj. Pra, edhe humbja më e vogël e peshës ju ndihmon t’i ruani gjunjët.

Zemra

Doktorët thonë që humbni peshë dhe efektet do t’i vëreni menjëherë në zemër. Studimet tregojnë se humbja e 10% të peshës është ndërlidhur me zvogëlim të madhësisë së zemrës dhe trashësisë së artereve – që të dyja lajme të mira sa i përket rrezikut të sulmit të zemrës.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top