FB

August 3, 2021 | 8:20

Nga lloji i kremit deri tek ushqimet që konsumoni, ja çfarë jua than lëkurën

Ndonëse shumë prej jush i kushtojnë shumë rëndësi hidratimit të lëkurës duke blerë produkte të ndryshme, ndodh që ajo sërish të thahet.

“Bright Side” liston disa zakone, në dukje të pafajshme, që dëmtojnë lëkurën tuaj.

  1. Qëndroni në dush shumë gjatë.

dehidratim i lekures (4)

Uji i nxehtë largon yndyrën dhe lagështinë për të cilat lëkura ka nevojë për të qëndruar e shëndoshë dhe e freskët, dhe sa më i gjatë të jetë dushi, aq më shumë do të thahet lëkura. Është më mirë të bëni dush për pak minuta duke përdrur një sapun të butë që nuk dëmton barrierën mbrojtëse të lëkurës tuaj.

  1. Po e aplikoni hidratuesin në kohën e gabuar.

dehidratim i lekures (1)

Përdorimi i një hidratuesi në kohën e duhur mund t’ju ndihmojë në shkëlqimin e lëkurës. Në vend që të thani fytyrën dhe më pas të vendosni një krem, vendoseni kur lëkura juaj është akoma e lagur. Kjo do të ndihmojë në  hidratimin e lëkurës shumë më mirë sesa nëse do ta aplikonit produktin në lëkurë plotësisht të thatë.

  1. Flini pa çorape.

dehidratim i lekures (6)

Aplikimi i kremit dhe veshja e çorapeve mund të zvogëlojë shanset për t’u zgjuar me lëkurë të thatë në thembra.

  1. Fërkoni fytyrën me peshqirë.

dehidratim i lekures (5)

Fërkimi i lëkurës me një peshqir të ashpër pambuku mund të thajë dhe irritojë lëkurën e ndjeshme, duke e bërë atë të duket e kuqërremtë dhe duke i shkaktuar kruajtje. Për të shmangur acarimin e mëtejshëm, lëreni lëkurën të thahet në ajër.

  1. Po konsumoni vezë shumë shpesh.

dehidratim i lekures (2)

Edhe pse vezët janë një burim i madh i proteinave, ato mund të shkaktojnë tharje të lëkurës kur hahen shpesh. Vezët janë të pasura me vitaminë A dhe ngrënia e tepërt e saj mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj. Lajmi i mirë është se ju nuk keni pse të hiqni dorë nga omleta juaj e mëngjesit për hir të lëkurës, vetëm sigurohuni që të hani jo më shumë se 3 vezë në ditë.

  1. Po përdorni hidratuesin e gabuar.

dehidratim i lekures (3)

Nëse ju duket sikur kremi hidratues nuk bën pothuajse asgjë për lëkurën tuaj, mund të jetë shumë i lehtë për llojin tuaj të lëkurës. Nëse lëkura është me vaj, një krem hidratues me bazë uji do të funksionojë më së miri për ju, dhe lëkura e ndjeshme do të përfitojë nga kremrat me përbërës qetësues. Përdorimi i një produkti të përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj mund të ndihmojë në parandalimin e avullimit të ujit shumë shpejt dhe do ta mbajë atë të hidratuar për më gjatë.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top