Këshilla & Arsye

November 22, 2018 | 8:05

Nga Malvina Koçllari: Gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta: të ndryshëm por të barabartë

Gjithëpërfshirje është një term i ngjashëm me përfshirjen, dhe synon që njerëzit që dikur ishin të përjashtuar në aspektin shoqëror të pranohen në të gjitha mjediset dhe të marrin pjesë si të barabartë në të gjithë veprimtaritë me shumicën.

Malvina Koçllari, psikologe

Malvina Koçllari, psikologe

Arsimi gjithëpërfshirës është përcaktuar si një proces që adreson dhe u përgjigjet nevojave të ndryshme të të gjithë  nxënësve përmes rritjes së pjesëmarrjes në të nxënë dhe duke reduktuar përjashtimin në të dhe përmes tij.

Nxënësit me nevoja të veçanta janë ato që kanë nevoja më specifike se sa nxënësit e tjerë në kryerjen e funksioneve të jetës së përditshme, por që ju nevojitet dhe mbështetje për t’i kryer sa më mirë këto procese.

3

Arsimi gjithëpërfshirës është në dobi jo vetëm të fëmijëve me AK (aftësi të kufizuara) dhe vështirësi në të mësuar. Nga ky arsim përfitojnë të gjithë nxënësit, pavarësisht faktit që janë me aftësi të kufizuara apo jo, pasi dihet që të gjithë nxënësit kanë veçantinë e tyre në stilin e të nxënit dhe të të shprehurit.

Me pranimin e nxënësve me nevoja të veçanta në shkolla, klasa të zakonshme, në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës sistemi edukativ do të duhet të përgatitet për një diversitet të madh nxënësish dhe kjo sjell përfitime edhe për nxënësit e tjerë, pasi dhe ata mund të kenë nevoja të patrajtuara më parë nga shkolla.

Një avantazh i rëndësishëm që i jep përparësi sistemit edukativ është trajnimi i mësuesve, përshtatja e kurrikulës së përbashkët sipas nevojave të nxënësve, zhvillimi i planeve edukative individuale, bashkëpunimi me prindërit dhe shërbimet mbështetëse për arsim.

1Arsimi gjithëpërfshirës ka shumë mundësi si për nxënësit me AK (aftësi të kufizuara) ashtu dhe për ato që nuk janë të tillë, pasi u ofron mundësinë të fitojnë të njëjtat njohuri dhe shprehi për jetën.

JAM MES JUSH, I NGJASHËM, I NDRYSHËM, I BARABARTË!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top