Këndi i të rinjve

November 22, 2018 | 8:10

Tangoja e ndjenjave, aty ku kontakti sy më sy, krijon alkiminë e dy shpirtrave pasionante

 

Le të biem në dashuri… Të dashurojmë sikur të marrë në rrugët e saj. Të dashurojmë pa menduar pse, si apo çfarë. Thjesht le të dashurojmë… 

Kush do më japi dorën për të vallëzuar bashkë në tangon e ndjenjave? 

Enveida Kajushi, studente

Enveida Kajushi, studente

Ti… Po ti që qëndron i heshtur duke vërejtur me kuriozitet e me dashamirësi hijeshinë e pamjes që ke para. Pa më keqkuptuar, nuk e kisha për atë fizike. Ajo nuk do të thotë asgjë në qoftë se gotën e shpirtit e ke bosh e atë të aparencës plot. Pra, siç e kuptuat e kisha fjalën për elegancën e virtyteve që lazdrojnë tek kjo femër që t’i vëren me kureshtje. E pse kureshtje? 

dance-677433

Ngase ajo është misterioze. Atëherë kur mendon se ke depërtuar në shpirtin e saj, kupton se nuk e ke njohur kurrë. Kuriozitet sepse te ngjall një ndjesi sikur jo çdokush tjetër. Duket sikur nga ajo rrjedh gjithë pasqyrë e jetës, por në të njëjtën kohë edhe shëmbëlltyra filozofike e vetë ekzistencializmit. 

Ajo nuk është veç një femër. Ajo është një dashuri më vete. Ka në vetë brendësinë e saj një errësirë të ndritshme, ngase kudo lëviz di veç të hedh gjurmë të arta, thuajse sikur mbi to të ketë kaluar një engjëll parajse. 

Një femër shumë ekstravagante për të qenë e vërtet apo jo? 

Kuptoj që duket një gënjeshtër e bukur, por më besoni ekzistojnë femra të tilla që shfaqin me potencialitetin më të madh vetëbesimin, krenarinë edhe dinjitetin e tyre. Janë femra që s’lejojnë të shkelen atëherë kur mbi limitet e tyre po ju nëpërkëmbin fatin. 

Ndaj, a ke guxim mjaftueshëm ti, o njeri i heshtur të vallëzosh këtë tango?

Në po, atëherë eja të lazdrojmë së bashku në hapat e këtij vallëzimi shpërthyes ndjenjash. Me një trëndafil ndër duar, të kuptojmë më së miri se edhe kur gjak do rrjedhë nga shpimi i gjembave të tij, nuk do largojmë duart nga dhembja, por përkundrazi do t’i shtrëngojmë edhe më fort. Veshur në të kuqe do kuptosh se jo veç flaka e saj është ajo që shpreh pasionin, por në fakt është kontakti sy më sy, ajo që krijon alkiminë e këtyre dy shpirtrave pasionante.

Upss gabimisht si fillestarë që jemi në këtë tango shkelëm këmbët e njëri-tjetrit… A dhembi? 

Paksa po, por ditëm shumë mirë të buzëqeshnin me gafën tonë. 

A harrohet? 

Jo, sepse është një moment që theu rrahjet e zemrës, por zemra harron, mbyll sytë e logjikës, qesh përsëri e harron … harron se bie në gjumin e ëndrrave të bukura… harron se në këtë botë nuk ka zemra që marrin mësim, por veç zemra që vuajnë, kush në heshtje, kush me ulëritje e kush tjetër me inate. 

Tashmë mbaroi edhe muzika e vendosur në sfond, sa do zgjaste kur është kompozuar për të qenë veç 3 minuta?! Ama, shpirtrat që duhen s’kanë nevojë për muzikë të vazhdojnë tangon, ngase kanë mjaftueshëm vegla për të kompozuar muzikën e dashurisë se tyre. Kanë rrahjet e zemrës sikur harpa që i ka telat e saj të holla, por krijon melodi të ëmbël. Kanë lumturinë e shpirtit sikur pianoja me tastierën bardhë e zi. E për më tepër kanë meloditë e syve sikur ajo të ishte sheqeri për shijen e duhur të ëmbëlsirës.

Ama një tango pa padjeshka, nuk ka baza. Në themelin e tyre duhet të qëndrojë tulla e besimit, ajo, e cila i fal pasionin e duhur çdo lëvizjeje elegante edhe të ndjerë të këtij vallëzimi. Besa-besën kërkon që në krahët e tij të qëndroj kjo femër, se me tullën e thyer më kot vazhdon kjo tango kur nga një padjeshkë tjetër sërish do bjeri, e trupi plagët s’do mund ti shëroj se hera herës veç zmadhohen e shpirtin e sëmurë më dot s’e shërojnë.

Kur besimin e jep, harron se me zhgënjimin e marrë nga thyerja e tij do mësosh që besim më mos të kesh… Gjithçka që të kthehet si mirënjohje është një mal me dyshime që dot nuk i sheshon e kjo të bën ty, një ajsberg mprehtësish të akullt që sikur ai i titanikut, dashurinë di veç ta rrënojë, ta mbysë nëpër ujërat e oqeaneve të pafund e të kuptoj që kur është e shkruar nuk ka shpëtim.

Fundet vijnë të pa mirëpritura, e me kohën kupton se funde të lumtura ekzistojnë veç nëpër përralla e kjo dhuratë që të është dhënë të jetosh nuk është një përrallë, por një histori për mbijetesë në të cilën vargjet shkruhen nëse di të vendosësh pikat e duhura në çdo fjali të çdo faqeje jete, pika që pas së cilëve nuk ekziston më një gomë për t’i fshirë se kohën e marrë nuk e kthen dot mbrapsht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top