Këshilla & Arsye

November 14, 2019 | 8:21

Nga Melisa Shehu: Si të jesh një femër e fortë!

 

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Melisa Shehu, psikologe këshillimi

Ji vetevetja!

Të qenurit origjinale ju bën më të bukura dhe tërheqëse. Kjo gjë do ju japë besim në vetvete, në ato çfarë thua, dhe në atë që të tjerët do mendojnë për ty.

Përcakto komplekset, fobitë, çrregullimet e tua emocionale!

Pasi të përcaktosh problemet e tua, fillo t’i pranosh dhe të punosh fort për t’i rregulluar.

Përgatite veten emocionalisht!

Një femër e fortë ndjen, qan, emocionohet, por një femër e fortë kurrë nuk bën panik, kurrë nuk rrëmbehet nga emocionet e momentit, dhe nuk është gjithë kohës ankthioze.

Ji e pavarur!

Fillo të mendosh që ti je një femër e fortë, një femër me një potencial të lartë në vete dhe beso se mund t’ia dalësh. Mjaft vuajte nga “kompleksi i Elektrës” (vajza e babit) apo nga “kompleksi i Hirushes” (në pritje të princit të kaltër për t’ju shpëtuar).

Ji feministe!

Që të jesh një femër e fortë së pari duhet të besosh tek FEMRA. Gjithashtu duhet të mbështesësh femrat e tjera dhe suksesin e tyre.

Përmirëso veten!

Puno me vetëvlerësimin, personalitetin dhe pamjen tuaj. Nje femër e fortë nuk është perfekte, por bën më të mirën e saj.

Mos gjyko të tjerët!

Mos gjyko kurrë jetën e dikujt tjetër, mos e trego forcën tënde duke manipuluar apo kontrolluar të tjerët. Rrespekto dhe ji empatike.

Merr kontrollin e jetës tende!

Ji e organizuar, e përpiktë, mos i merr gjërat personale. Përpiqu të mos ndjekësh turmën, por ndiq pasionet dhe idealet tua.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top