Këshilla & Arsye

November 14, 2019 | 8:20

Punët e shtëpisë… disa efekte pozitive

Një studim i kryer në Oxford ka sjellë si përfundim se meshkujt e Skandinavisë, Anglisë dhe SHBA-së, të cilët i bëjnë me kënaqësi disa punë shtëpiake, janë më të preferuar nga femrat dhe e kanë më të lehtë të nisin një bashkëjetesë. Meshkujt e vendeve të Evropës Perëndimore bëjnë të duket martesa më e bukur dhe tërheqëse për gratë e tyre, sesa martesat e kryera në vende të tjera ku ndihet një mungesë e barazisë gjinore edhe në ndarjen e këtyre detyrave.

1

Disa efekte pozitive…

Duke u marrë me punët e shtëpisë, harrojmë shqetësimet tona.

Largojmë stresin duke qenë të zënë me punë dhe të përqendruar në ato punë që kemi në dorë.

Një shtëpi e rregullt dhe e mbajtur pastër na bën të jemi më paqësorë, të qetë dhe më rehat në ambientin tonë familjar.

Punët e shtëpisë ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë dhe të pjesëtarëve të tjerë në familje.

I japim mundësi vetes për të stimuluar kujtesën dhe përqendrimin.

Duke fshirë, apo duke marrë pluhurat, ne mundësojmë kufijtë tanë, rregullojmë dhe sistemojmë gjërat duke bërë një ndarje në varësi të rëndësisë që kanë dhe kjo kërkon vëmendje dhe përqendrim.

Pa e kuptuar, ne e vëmë në punë trurin tonë, duke sjellë në kujtesë ngjarje apo kujtime nga objektet e ndryshme me të cilat dekorojmë shtëpinë. Rezultati i një studimi universitar britanik, që u publikua në gazetën britanike të “Mjekësisë sportive” në vitin 2008, ka këshilluar të angazhohemi të paktën 20 minuta në ditë me punët e shtëpisë, pasi kjo na lejon të kufizojmë çrregullimet e humorit dhe na ndihmon të menaxhojmë më mirë stresin e jetës së përditshme.

Studiuesit vlerësuan ndikimin psikologjik të praktikimit të aktivitetit fizik, i parë jo vetëm në aspektin e sportit, por edhe në ecje të lirë, të bërjes së punëve të shtëpisë, të kujdesit për kopshtin, lulet etj. Këto aktivitete nuk kanë të njëjtin impakt te njerëzit në aspektin fizik si: rënia në peshë, kanceri apo sëmundje kardiovaskulare, por në aspektin psikologjik u vlerësua se aktiviteti sportiv apo bërja e punëve të shtëpisë na ndihmon pa dallime në njerëz, në reduktimin e çrregullimeve psikologjike.

Përpiquni të:

Vendosni së bashku se çfarë duhet të bëhet në shtëpi.

Teksa njëri merret me përgatitjen e drekës, tjetri shumë mirë mund të shtrojë tavolinën dhe kjo realizohet pa u ndjerë, duke u shoqëruar me biseda spontane.

Merrini vendimet së bashku, edhe për gjërat e vogla.

Ndani ngarkesën e punës në mënyrë të drejtë, si psh; ai që është më mirë në matematikë, të merret me ekonominë familjare.

Mos e kritikoni partnerin për një punë të bërë jo mirë. Shmangni kontrollin dhe lejojeni partnerin të veprojë sipas mënyrës së vet.

Nëse keni fëmijë, merruni së bashku me edukimin, higjienën, rregullat, disiplinën etj.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top