Marrëdhënie

August 2, 2019 | 8:05

Nga Olta Muça: Qëndroni larg njerëzve manipulues!

 

Njeriu njihet si një qënie e superfuqishme, psikologjikisht e fizikisht, ose si qenia më inteligjente në tokë . Duke qenë se njeriu shpiku teknologjinë e përmirësimin e jetesës, ai është një qenie në evoluim dhe në përmirësim gjatë të gjithë kohës, çka na bën të ndjehemi superiorë ndaj të gjithëve. E në dallim nga njëri-tjetri, padyshim janë karakteret dhe personalitetet e individëve, të cilët krijojnë në shoqëri perceptimet e ndryshme të sjelljeve për secilin.

Olta Muça, psikologe

Olta Muça, psikologe

Flasim për njerëzit manipulues, të cilët nuk janë të sinqertë, ose rrinë me ne se na duan. Ata fillojnë e xhelozojnë më vonë. Karakteristikë është kur në momentin që ne nuk jemi të pranishëm fizikisht, ata na shajnë pas krahëve. Për shembull: në një ambient pune, një situatë aq komike por po aq edhe qesharake. Dy kolegë që në një zyrë sillen mirë gjatë gjithë kohës, kur njëri nuk është i pranishëm ose ndryshe sa largohet tjetri, fillon e sulmon në mënyrën më të keqe të mundshme, duke vënë në gojë përcaktime negative për të.

1

Si t’i dallojmë manipuluesit?

1. Janë zileqar ose xheloz për arritjet e tua. Gjithmonë do mundohen të të prishin punë kudo. Përpiqen të të ulin vetëvlerësimin ose t’ju duket vetja i paaftë, me probleme, anormal. Gjithmonë do ta gjejnë diçka, duke u bërë negativë.

2. Janë egoistë në realitet. Nga fakti që ndiejnë mungesë vetëvlerësimi dhe që kanë vazhdimisht nevojë për vëmendje, përpiqen të bëjnë që gjithçka që ka lidhje me ta, duke përbuzur punën e tjetrit.

3. Mundohen të prishin punë kudo nga xhelozia, dhe të ndikojnë për keq në punë apo jetën personale të dikujt tjetër, duke i deturuar të shfajësohen vetëm që ta mbajnë mirë me të.

4. Kalojnë përgjegjësitë, duke e hedhur topin sa andej këndej, vetëm të mos kenë mbi supe asnjë detyrim.

5. Për çdo lloj zgjidhje kanë një problem të madh, aq sa problemet i krijojnë prapë vetë, e ty të duhet ta zgjidhësh.

6. Kanë një maskim për çdo situatë, nxjerrin nga një fytyrë të re, e madje s’e kanë aspak të vështirë as të sforcohen, e kanë aftësi të lindur këtë.

7. Asnjëherë nuk janë vetvetja. Gjithmonë shtiren apo sforcohen kur flasin ose kumunikojnë. Kuptohen që nga komunikimi jo verbal. Gjuha e trupit ua shfaq hapur qëllimet, sytë lëvizin shumë shpejt ose mundohen të shmangin konkaktin sy më sy gjatë të gjithëkohës.

Në fakt, manipuluesve duhet t’i qëndrosh larg, por ç’të bëjmë që i kemi kudo. Që mund të jenë: familjarët, kushërinj, shokë ose kolegë. Ndodh pasi është një fenomen që ekziston, duam apo nuk duam ne. Nuk i shmangim dot! Megjithatë, ne jemi ata çka dukemi, por herët a vonë të gjithëve u del maska!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top