Këshilla & Arsye

April 28, 2018 | 8:34

Nga Oriola Plaku / Stresi tek fëmijët dhe adoleshentët

Të rinjtë, të rriturit, përjetojnë stres. Kjo vjen si rrjedhojë e burimeve të ndryshme, të cilat mund të përfshijnë performimin e mirë në shkollë, ruajtjen e marrëdhënieve me miqtë, menaxhimin apo arritjen e pritshmërive të prindërve, mësuesve.

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Oriola Plaku, psikologe këshillimi / terapiste ABA

Nivelet e ulëta të stresit konsiderohen normale dhe ndikojnë pozitivisht në arritjen e objektivave të vendosura vetes. Ndërsa nivelet e moderuara të stresit megjithatë, krijojnë vështirësi në arritjen e këtyre mundësive.

Disa herë të rriturit nuk janë të ndërgjegjshëm kur fëmijët e tyre po përjetojnë nivele te larta të stresit. Përcaktimi i sinjaleve emocionale dhe sjellore është e rëndësishme për të identifikuar problemet që ka fëmija, i rrituri, etj.

Është thelbësore që të punohet, duke i dhënë mbështetjen e duhur në mënyrë që të identifikojë shenjat e mundshme të stresit.

  1. Duhet vëzhguar për ndryshimet negative në sjellje

Të rinjtë, të të gjitha moshave, por veçanërisht fëmijët, e kanë të vështirë të identifikojnë dhe shprehin që po përjetojnë stres. Për fëmijët manifestimi i stresit shprehet nëpërmjet ndryshimeve në fushën emocionale dhe sjellore. Ata mund të shfaqin ndenja izolimi dhe ndryshime në mënyrën e përgjigjes ndaj faktorëve të jashtëm. Fëmija mund të shfaqë ndryshime në motivimin për shkollën, format e reagimit në shoqëri apo me prindërit.

Lind e natyrshme që prindi të jetë vigjilent dhe t’i përgjigjet në mënyrë adekuate fëmijës ose mund të zgjedhë ndërhyrjen e një psikologu këshillimi.

  1. Kuptueshmëria e fëmijës nga prindi kur thekson se është sëmurë

Stresi në nivele të moderuara tek fëmija  shkakton dhimbje. Duhet të theksoj se stresi tek fëmijët shprehet edhe me simptoma fizike si dhimbje stomaku, koke etj. Duhet kuptuar se është e rëndësishme që të dërgoni fëmijën tek pediatri. Në mënyrë që të bëhet ndarja nëse simptomat janë organike apo psikologjike.

  1. Trego kujdes në mënyrat si reagon fëmija me moshatarët dhe mësuesen në klasë

Kontaktet me mësuesin të japin informacion të qartë për gjendjen emocionale të fëmijës. Andaj, nuk duhet neglizhuar informacioni që merrni nga mësuesi apo mënyrat e ndërveprimit me bashkëmoshatarët.

  1. Dëgjoje fëmijën, pasi ata nuk janë familjarë me termin stres

Duhet të analizosh si prind fjalët që po të thotë fëmija, në mënyrë që të kuptosh se në çfarë gjendje është ai. Analizimi i bisedës me fëmijën të bën të kuptosh edhe burimin e stresit.

  1. Kërko mbështetje profesionale tek psikologu nëse sheh se fëmija/adoleshenti po përjeton nivele të larta të stresit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top