Në fokus

November 27, 2017 | 9:46

Nga Orjola Pampuri: Kush dhunon një grua, nuk njeh vlerën e nënës!

Dhuna ndaj grave dhe vajzave, një kauzë e rëndësishme që shkon përtej politikës, por mund të parandalohet nga politika dhe politikat që duhet të ndërtohen për prevenimin, dhe mbështetjen që duhet të ketë ndaj këtij fenomeni gjithnjë e në rritje.

orjolaSigurisht, ky është një fenomen përballë të cilit të gjithë duhet të pranojmë dështimin, dhe kjo për disa arsye të rëndësishme; nuk arritëm në këto vite të forcojmë ligjin kundër dhunës ndaj grave, nuk arritëm të ngremë sisteme referimi, nuk ndërtuam strehëza me qëllim që urdhri i mbrojtjes shpesh të mos mbesë jetim, duke lënë nën një çati dhunuesin me bashkëshorten.

Sot numri i familjeve të varfra është më i madh se kurrë ndonjëherë dhe kjo është një arsye e fortë përse ky fenomen çdo ditë e më shumë është në rritje. Fuqizimi i grave dhe vajzave, duke u lehtësuar përvetësimin e një profesioni, apo arsimimin e tyre i nxit të jenë të pavarura e të dinë të përballojnë vetë jetën edhe larg një bashkëshorti posesiv e dhunues, u jep mundësi të marrin vendime e të jenë të pavarura e të vendosin vetë për jetën e tyre. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është plagë e rëndë për të gjithë shoqërinë.

Jam në mbështetje të kësaj kauze, për t’i dhënë zgjidhje një plage e cila na prek të gjithëve ne. Kush dhunon një grua, nuk njeh vlerën e nënës, kush dhunon një grua nuk njeh dhe ndjen nevojën e familjes, kush dhunon një grua nuk është i denjë për shoqërinë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top