Këshilla & Arsye

September 10, 2018 | 11:44

Nga problemet mendore te zhvillimi i kancerit… Disa nga sëmundjet që shkaktojnë valët e telefonit

Studime të shumta janë kryer për të treguar se sa i rrezikshëm është celulari për shëndetin e njeriut. Edhe pse e dimë këtë, vazhdojmë ta mbajmë telefonin në çdo moment të ditës pas vetes, madje edhe gjatë natës duke e vendosur poshtë jastëkut ose shumë pranë kokës. Por mbajtja e telefonit afër gjatë kohës që jemi në gjumë është shumë e rrezikshme.

Një studim i bërë nga Departamenti i Shëndetësisë në Kaliforni tregon se disa prej shqetësimeve shëndetësore lidhen me përdorimin e celularit, duke filluar nga problemet me shëndetin mendor dhe riprodhues, deri në rritjen e rrezikut për zhvillim të kancerit.

Ekspertët këshillojnë që të paktën të largoni telefonat gjatë natës kur jeni në gjumë sepse, edhe pse ju nuk jeni duke i përdorur, ata emetojnë energji të radio frekuencave kur dërgojnë apo marrin sinjale nga stacionet bazë të telefonisë celulare.

Fëmijët janë më të rrezikuar nga energjitë e valëve elektromagnetike, duke qenë se mund të depërtojë më lehtë tek truri i fëmijëve se sa të rriturit.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top