FB

September 24, 2021 | 8:25

Nga puçrrat deri tek infeksionet, ja çfarë ndodh me lëkurën tuaj kur flini pa pastruar make up-in

Të gjithë jemi shtrirë të flemë, sikur një herë të vetme, me grim në fytyrë. Kjo nuk përbën ndonjë problem të madh nëse ndodh shumë rrallë, por nëse vazhdoni të flini çdo natë me make up në fytyrë, atëherë duhet të jeni të përgatitur për pasojat.

grim, make up, lekure, fytyre

Ju mund të zhvilloni infeksione në qoftë se nuk i largoni papastërtitë që fytyra mbledh përgjatë ditës, sipas “The Sun”. Ja çfarë mund të ndodhë me lëkurën tuaj:

Puçrra dhe njolla

Nëse flini me grim në fytyrë, po parandaloni largimin e vajrave natyralë dhe të papastërtive të përditshme. Kjo mund të shkaktojë puçrra dhe njolla. E gjithë yndyra dhe papastërtia bllokohen në poret tuaja, gjë që irriton lëkurën dhe shkakton çarje të saj në zonën e puçrrave.

Lou Sommereux, Drejtor Klinik në Klinikën Cosmex, tha: “Bakteret janë shkaktari kryesor i puçrrave. Gjatë gjithë ditës grimi juaj përzihet me një mori bakteresh dhe ndotësish nga mjedisi. Këto nënprodukte zbërthehen në grimin tuaj, dhe më pas thithen nga poret.

Për të parandaluar shpërthimet e lëkurës nga puçrrat, duhet të hiqni grimin para se të flini. Një pastrim i dyfishtë është një domosdoshmëri absolute për të hequr të gjitha gjurmët e grimit apo edhe bakteret.”

Rrudhat

Çdo papastërti dhe make up që lihet në lëkurë gjatë natës, është e dëmshme. Kjo mund të çojë në një prishje të barrierës natyrore të lagështisë në lëkurën tuaj, e cila ngadalëson prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni ësh e mban lëkurën të re dhe të shëndetshme. Dëmtimi i lëkurës shkakton pastaj rrudha të hershme.

Mos pastrimi i lëkurës nga grimi gjithashtu mund t’i mbajë qelizat e vdekura të lëkurës të bllokuara. Thjesht heqja e grimit dhe larja e fytyrës çdo natë do t’ju ndihmojë që lëkura të duket më e ndritshme.

Infeksionet e syve

Lënia e grimit të syve gjatë gjithë natës mund të irritojë lëkurën delikate. Nëse sytë tuaj janë të mbuluar me produkte kozmetike dhe lëkura nuk mund të marrë frymë, ka të ngjarë që të ketë acarime dhe infeksione. Të fjeturit me make up në zonën e syve do të thotë që po përhapni baktere rreth fytyrës dhe zonës së syve.

Dr. Martin Kinsella, një mjek kozmetik nga Klinika Re-Enhance, tha: “Efektet anësore nga të fjeturit me make up përfshijnë kruajtje, sy të përgjakur, një reaksion alergjik dhe madje edhe një infeksion të plotë nëse nuk jeni të kujdesshëm. Jastëku juaj tashmë mban shumë baktere dhe ju i shtoni edhe papastërtinë e make up-it.”

Skuqje

Shumë produkte kozmetike përfshijnë ngjyra, parfume dhe aroma. Nëse këto lihen në lëkurë për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë inflamacion që është i rrezikshëm për njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

Nëse e dini që keni lëkurë të ndjeshme atëherë sigurohuni që po ndiqni një rutinë të mirë për t’i dhënë mundësinë lëkurës që të shërohet brenda natës.

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top