Këshilla & Arsye

November 9, 2017 | 10:24

Nga Reti Duka: Për sa dritë ka nevojë njeriu gjatë dimrit?

Stina e vjeshtës dhe e dimrit shkakton shumë lodhje dhe mungesë energjie, pothuajse tek të gjithë njerëzit. Por jo vetëm i ftohti, shiu apo dëbora shkaktojnë lodhje fizike, por edhe mungesa e dritës. Shkaku: ora biologjike e njeriut aktivizohet mbi të gjitha nga drita dhe hormonet.

Reti Duka, punonjëse Sociale, Graz, Austri

Reti Duka, punonjëse Sociale, Graz, Austri

Prej mungesës së dritës shkaktohen ndryshime në metabolizmin e njeriut. Mungesë përqendrimi dhe vitaminat që furnizojnë trurin me oksigjen. Mbi të gjitha, neurotransmetuesi serotoninë, noradrenalina dhe dopamina janë shumë të rëndësishme. Sistemi ritmik gjumë-zgjim del nga çasti kur melatonina, e cilave prodhohet në mbrëmje, gjatë aktiviteti ditor shpenzohet”, sqaron Prof.Edda Winkler-Pjrek, drejtore e ambulancës për depresionet e vjeshtë-dimër në spitalin e përgjithshëm të Vjenës. Ky çrregullim, pra mangësia e serotonit dhe teprica e melatoninës shkakton te njerëzit e ndjeshëm, lodhje, debulesë, dremitje gjatë ditës si dhe oreks për ëmbëlsira, veçanërisht çokollata.

fotreti

Fat është kur biokimia në tru është e qëndrueshme. Drita e fortë e diellit mobilizon jo vetëm psikikën, por forcon edhe imunitetin. Serotonina është përgjegjëse për shumë procese në organizmin e njeriut. Hormoni i lumturisë, pra serotonina, largon depresionet, rregullon sheqerin, mbron stomakun dhe sistemin kardiak.

Rrezet e diellit shkaktojnë futjen e vitaminës D në lëkurën e njeriut dhe e mbrojnë atë nga infeksione të ndryshme. 10 për qind e vitaminës D merret nga ushqimet. Më shumë se gjysma e austriakëve marrin vitaminë D suplement gjatë gjithë periudhës së dimrit. Shumica e tyre janë të sëmurë kronikë dhe moshë e thyer.

Vitamina D mund të prodhohet nga vetë trupi, pa pasur nevojë për suplemente, vetëm nëse njerëzit marrin rrezet e nevojshme të diellit. Por në vendet e mesme dhe ato të Europës veriore, rrezet e diellit gjatë periudhës së dimrit janë shumë të pamjaftueshme. Një ndër 50 austriakë vuan në depresionin sezonal, kryesisht gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

terapia-e-drites

Por si të sigurojmë trupin mjaftueshëm me vitaminë D?

Një mënyrë e thjeshtë, por jo e realizueshme, për të gjithë ata që punojnë, është marrja e vitaminës D nga rrezet e diellit gjatë gjithë periudhës së verës. Trupi mbart kështu vitaminë D rezervë që mund të mjaftojë për periudhën e dimrit. Kur shkurtohet dita, organizmi i njeriut futet në modus “kursim energjie”. Shkencëtarët mendojnë se njerëzit, të cilët gjatë dimrit vuajnë nga depresionet e stinës, kanë nevojë të domosdoshme për dritë, të cilën mund ta marrin në laboratorë të posaçme për këtë terapi, ndryshe e quajtur terapia e dritës. Mesatarisht një evropian qëndron 2 orë në ditë në dritë, pra jashtë. Drita e brendshme që futet në ambientet shtëpiake gjatë ditës përafërsisht qëndron tek 50-500 Lux (njësia matëse internacionale e dritës), kur drita e marrë jashtë, pra në natyrë është 8000 – 10.000 Lux. Pas masës 1000 Lux mund të flitet për përqendrim të sistemit kronobiologjik. Pra, ne jetojmë në “errësirë kronobiologjike”.

Jo të gjitha llojet e dritës ndikojnë njësoj në ritmin biologjik te njeriu. Ndriçimi ndikon fort në sistemin ritmik të organizmit. Është zbuluar se drita e verdhë në të kuqe neutralizon melatoninën. Që para 1.5 milion vjetësh, njerëzimi përdorte dritën e zjarrit. Drita e zjarrit nuk prish gjumin, pohon kronobiologu Maximilian Moser.

Sasia e dritës gjatë ditës, për të cilën ka nevojë njeriu për të mbajtur ritmin nën kontroll, varion sipas mundësive të qëndrimit në dritë, sipas vendit të punës. Edhe shëtitjet në natyrë nuk janë të mjaftueshme gjatë stinës së dimrit. Shumë ditë janë me shi, të zymta dhe pa diell. Për këtë arsye mjekësia ofron disa mundësi, si p.sh: Duke i krijuar trupit idenë, me terapinë e dritës, se është stinëve re.

Riprodhimi i vitaminës D për ata që nuk kanë mundësi të marrin dritën në natyrë kthehet në problematikë për shëndetin.

Aparaturat për terapinë e dritës gjenden pothuajse në çdo klinikë apo praktikë mjekësore, por edhe për t’u përdorur në ambiente shtëpie. Aparati në formën e llambës rrezaton dritë të çelur. Për 10.000 Lux dhe 50-80 cm distancë mjafton 30 minuta çdo ditë. Nuk është e nevojshme që vazhdimisht të shikohet në llambën që ndriçon. Gjatë terapisë së dritës mund të ushtrohet lehtësisht çdo detyrë shtëpiake, si ngrënia e mëngjesit, leximi i një libri dhe herë pas here të shikohet në drejtim të llambës.

Në ambulancën për depresionet e vjeshtë-dimër këto aparatura janë non-stop në punë. Depresioni sezonal( SAD) shfaqet më së shumti prej moshës 30 deri në 60 vjeç. Shenjat e depresionit sezonal janë oreks i pandalshëm për karbohidrate dhe ëmbëlsira. Gratë janë më të prekura se burrat.

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top