Mirëqenie

November 9, 2017 | 9:46

A është e sigurtë për njerëzit me diabet të pinë kafe?

1

Shumë studime e kanë lidhur pirjen e moderuar të kafes me një rrezik më të ulët për zhvillimin e tipit 2 të diabetit. Një studim i publikuar në “Journal of the American Medical Association” zbuloi që njerëzit që pinë 4-6 filxhanë kafe në ditë janë 28% më pak të rrezikuar për të zhvilluar diabetin se njerëzit që pinin nga 0-2 filxhanë.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Kafeja e kafeinuar ose e dekafeinuar, e filtruar apo jo, të gjitha tipet duken mbrojtëse. Megjithatë për njerëzit që tashmë kanë diabet, horizonti fillon të ketë pak re. Kjo sepse disa studime kanë treguar që kafeina në kafe redukton ndjeshmërinë e insulinës, që do të thotë që nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak në fakt mund të rriten.

Nëse keni diabet dhe po kaloni kohëra të vështira në përpjekje për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të normalizuara, rekomandohet të kaloni në dekafeinato për një javë ose dy për të parë nëse gjendja përmirësohet. Nëse po, atëherë jeni në rrugën e duhur.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com