Dëshmi

October 4, 2018 | 15:33

Nga Rinora Kurhasku-Haxhiavdyli: “Ky është titulli që do ia vija vetes, të vazhdoj jetën, jo si një “jetime”, por si një vajzë e bekuar që mori jetë nga jeta e prindërve të saj!

“Mësova të vlerësoj se sa e bukur është jeta ime sepse prindërit e mi më dhanë të jetoj një mrekulli, jo sepse disa qeliza shkatërruese më bënë të kuptoj se sa keq mund të bëhen gjërat..”

foto-ilustruese

Në këtë muaj sensibilizues të luftës kundër kancerit, unë zgjodha historinë më të trishtë që mund t’i ndodhë një familjeje. Kjo sëmundje, e la një vajzë të vetme, i mori të dy prindërit.

rinora

Rinora Kurhasku-Haxhiavdyli, gazetare dhe studiuese e çështjeve sociale

…ajo gjeti forcën dhe motivin për të vazhduar jetën tutje, duke u mbështetur ‘në krahët e prindërve’, të cilët u bënë determinues të fatit të saj!

“Një vajzë me shumë talente, të qenit esktrovert në mes tyre. Këndimin, vallëzimin, aktrimin, mund t’i bëja të gjitha. E adhuroja vëmendjen. Isha fëmijë i vetëm në familje. Mund të më gjenit shpesh prapa skenës së teatrit, duke përsëritur rreshtat e mi për shfaqjen e shkollës, ndërsa rolet komplekse më ishin dhënë gjithmonë. Derdhja lot krokodili duke i shndërruar në një buzëqeshje në fund përderisa zemra më rrihte fort. Prindërit e mi ishin audienca ime kryesore. Nuk e filloja dot paraqitjen time pa i parë ata në skenë, nuk mund ta imagjinoni sa herë jam shtirur të kem dhembje barku derisa t’i shihja ata të kenë ardhur për të më parë dhe për të përsëritur pas meje rreshtat e mi, derisa unë nuk i ngatërrova më fjalët. Dhe në fund të shfaqjes, ai shikimi i tyre mirënjohës dhe falënderues që më bënin me dije që ia dola, gjithmonë prisja një konfirmim të tillë.

Por në mes të gjitha këtyre përjetimeve të bukura fëmijërore, ka momente që më sjellin ndërmend dhe më godasin si një rreze e diellit dhe më mbushin sytë me lot, moment kur: “..i zija tej, i binin fijet e flokut të nanës dhe pretendoja të mos i kisha parë, sikur mund ta ndryshoja të vërtetën..

Pjesën më të madhe të kohës, rutina ishte e pandryshueshme. Shkoja në shkollë të muzikës dhe flaut, pastaj pjesë të korit të shkollës. Kishte shumë koncerte për të cilat duhej të ushtroja dhe në këtë mënyrë dukej sikur asgjë tjetër nuk kishte rëndësi. Unë mendoj që një iluzion i tillë ishte krijuar nga prindërit e mi, por rutina ime ekzistonte derisa ditët e rëndomta filluan të ktheheshin në kujtime që do të doja të mos i kisha.

“Një ditë duke u kthyer në shtëpi me kutinë e tij të rëndë me mjete të punës, babai ndjeu një dhimbje në kraharor. Testet e mëtejshme përfundimisht dhanë një diagnozë: kancer i veshkave metastatike të fazës 4. Ai jetoi 6 muaj pas diagnostikimit. Jo-ja nuk ka ekzistuar në fjalorin e tij, nuk kishte zgjidhje tjetër me mua, por këtë herë unë nuk kisha zgjidhje tjetër përveç se ta pranoja realitetin. Mbeta vetëm me nënën, por jo për shumë gjatë, pasi ajo po përballej me kancerin e gjirit, por gjithsesi ajo bëri të pamundurën të kujdesej për adoleshenten e saj plotë jetë, mua, e panjohur me dëshpërimin që po vinte. Kaloja ditën në shkollë, pastaj kthehesha në shtëpi për të gjetur nënën time në shtrat – “duke pushuar’- siç e arsyetonte ajo. Ndonjëherë kjo do të thoshte që ishte në gjumë, por shpesh ajo mezi zgjohej, por ishte gjithmonë gati për të dëgjuar për ditën time. Tregimet e mia e bënë që buzëqeshja e saj të arrinte nga veshi në vesh, dhe tani ajo ishte audienca ime e vetme, e vetmja që duhej ta argëtoja, por asnjë sasi e duartrokitjeve nuk do të ngadalësonte numërimin e ditëve, këtë herë, nuk kisha konfirmim nëse unë apo ajo ishim mirë…

Përfundova shkollën e mesme dhe fillova kolegjin në mënyrë klishe, një vajzë e vogël e qytetit që ulte aspiratat e saj dhe jetonte në mënyrë të qetë, ndërsa përpiqej shumë. Kam mësuar dhe rritur, jo për shkak të sëmundjes së prindërve, por përkundër kësaj. Unë kam pasur sfida të jem nxënësja, personi dhe bija më e mirë që mund të jem, duke u përqendruar në studimet e mia, duke u përpjekur të mbaj veten financiarisht të siguruar, por dëshira ime dhe përkushtimi për të jetuar jetën time në mënyrë më të plotë më kanë shtyrë t’i rezistoj dhimbjes, të vazhdoj përpara, duke mos dashur të pajtohem me atë që e arrij me dorë, por për më tepër, duke e konsideruar gjithë botën si një skenë pa mbarim, me audiencë shumëngjyrëshe dhe tingujt e…

Audienca ime tani është e tërë bota, por nuk kam nevojë më për konfirmim për të më treguar nëse jam duke bërë mirë, sepse unë kam gjetur besimin tek vetja ime. Dhe për të treguar talentin tim dhe shumë qëllime dhe objektiva është në krye të listës time. Mësova të vlerësoj se sa e bukur është jeta ime, sepse prindërit e mi më dhanë të jetoj një mrekulli, jo sepse disa qeliza shkatërruese më bënë të kuptoj se sa keq mund të bëhen gjërat..”

Ajo përjetoi dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një adoleshent në moshën e saj, por që njëtrajtshëm gjen motiv për t’u ringritur çdo mëngjes dhe me optimizëm i vesh fytyrës së saj engjëllore një buzëqeshje që çdo njeri do ta lakmonte! “Të dorëzohesh”- jo nuk është në natyrën e saj. Ajo është femër e veçantë, e edukuar aq mirë saqë synimet i sheh si pika referente në jetën e saj. Ajo arrin gjithçka që dëshiron, duke u mbështetur në vetvete! Ajo arrin gjithçka që dëshiron në jetë, duke u mbështetur në energjinë shpirtërore, dhe fuqinë mendore!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top