Dëshmi

July 1, 2022 | 9:01

Nga Rita PETRO / “Vajza ime e dashur, kam dashur të të abortoj!”…

Po si mund të të humbja ty, që sot je kuptimi i jetës sime?!

Nga Rita Petro, poete

“Biri im, kam dashur të të abortoj, sepse isha shumë e re, por sot ti je thesari im më i vyer!”. Sa e sa fëmijë i kanë dëgjuar këto fjalë nga prindërit e tyre…

“Më mirë të mos më kishit lindur!” – ka dhe fëmijë fatkeqë, që ua thonë këto fjalë prindërve, që u kanë shkaktuar shumë drama fëmijëve të tyre.

Të jesh në dilemë: pro jetës apo pro zgjedhjes së lirë… Argumentet pro dhe kundër ligjit që ndalon abortin, për mua duket sikur peshojnë baras.  Sigurisht, nga ana sociale, jam krejtësisht përkrah grave për zgjedhjen e tyre të lirë, nëse duan të kenë ose jo fëmijë, nëse duan ta përdorin seksin për kënaqësinë e tyre fizike, sigurisht edhe si ushqim shpirtëror dhe jo thjesht për të lindur trashëgimtarët. Ligji pro Abortit ka shmangur mjaft tragjedi grave apo fëmijëve që rriten në kufirin e mbijetesës, gjë që mund të ndodhë me Ligjin kundër Abortit. Por, nga ana humane apo dhe poetike, mendoj se në momentin e ngjizjes fillon jeta. Nuk e thotë vetëm feja, por edhe shkenca.

Sa e sa fetuseve u ndërpritet padrejtësisht jeta, vetëm se janë femra, se kanë një kufizim fizik, ndonëse të aftë të jetojnë e për arsye të tjera raciste…  Për këtë kam shkruar dhe poemën: “A ka të drejtë fetusi të mendojë?!”, të cilën e publikova një ditë më parë.

 

Trajtuar në emisionin “Goca dhe Gra”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top