FB

July 1, 2022 | 8:40

Çdo fjalë të re që fëmija mëson, hap një portë të re drejt së panjohurës

Çdo fjalë të re që fëmija mëson, hap një portë të re drejt së panjohurës dhe vë në punë mekanizmat psiqikë për të njohur, kuptuar dhe përdorur saktë atë çfarë ka mësuar. I gjithë ky process kërkon kohën e vet për tu realizuar dhe çdo fëmijë ka kohën e tij. Këto procese janë shumë personal.

Nga Lira GJIKA, psikologe

Shumë të rritur, duke filluar nga prindërit, insistonjë, që fëmija të realizojë një gjë të re menjëherë. Kjo mënyrë, ky padurim, është shumë i dëmshëm. Është shumë i dëmshëm, sepse shmang kohën e duhur, që i nevojitet fëmijës për ta realizuar vetë, sepse çdo gjë e re, është e “barabartë” me mekanizma të rinj psikoemocionalë. “Gjëja e re” nxit zhvillimin e mekanizmave, pra ata nuk janë aktiv kur i rrituri insiston apo dikton, duan ca kohë, që të zhdërvjelltësohen. Kur i rrituri, kushdo qoftë, insiston dhe dikton, mekanizmat e parë që aktivizohen janë frika, harresa dhe mospërqëndrimi. Dhe sidomos kur i rrituri i qëndron në këmbë, ose i rri “mbi kurriz”, fëmija gati asfiksohet. Vetë prindërit tregojë: “është i papërqëndruar kur bën detyrat, lëviz njëqind herë”. Fëmija i bën këto lëvizje pikërisht për të shmangur ankthin dhe dyshimin që e pushton.

Jepjani fëmijës kohën e duhur, që të realizojë vetë njohjen, zbulimin dhe kuptimin. Mos insistoni ta realizojë kur thoni ju dhe si thoni ju. Ai, fëmija ka një univers për të zbuluar dhe zhvilluar, ai është një univers më vehte. Të rriturit, me ndërhyrjet e tyre kohë e pa kohë, shmangin dhe gjymtojnë pikërisht këtë kohë kaq të domosdoshme, që ndihmon në realizimin e të rriturit, që nuk ka frikë të jetë vetja. Gjëja e mësuar përmëndësh, është si një kapak, që pengon mekanizmat personal të fëmijës.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top