Psikofakt

May 21, 2018 | 11:14

Nga Sabina Rezhda: Në vogëlsira artistike, shpirti i frymon tingujt e rrokjeve në ndjeshmëri

Shikimi i turbullt, i cili për një kohë të gjatë ka kujtuar se ka vërejtur gjëra me hollësi, në fakt ka vërejtur, por asgjë nuk është ashtu siç duket. Si është?! Nuk bën rëndësi hiç, sepse njeriu e shikon një gjë para syve dhe të vihet në turbullim, dhe përfundon dhe i flet vetes: – mos je çmendur? Atë që ke parë nuk është ashtu siç e ke parë! Është  thjeshtë një libër. Janë të dhënat e perspektivës të cilën e këndvështrojnë nga hapësira e mendjes gjënë, jo nga sytë.

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Ngushtohet në hollësi mendimi, dhe njeriu ndihet keq se mos bëhet i padrejtë me fjalën, me fjalën që thotë. Në gdhendjet që bën, shpirti i frymon tingujt e rrokjeve në ndjeshmëri siç i vijnë atij ku nga intensiteti duket se organet e brendshme bëhen edhe më të ftohta. Duket sikur nga ftohtësia po humbasin dhe reflekset. Fjala nuk ngutet të japë ngushëllime të panevojshme, pasi ke vërejtur skeletin tek vetja, dobësia e trupit është shpeshherë ç’ështje metabolike. Çdo organizëm i trupit ka kushtet e tij. Dhe nën dhëmbë i mbetet njeriut t’i thotë vetes skelet në skeletik perspektiva, si për të gjetur një lodër e të luash me veten. Në rastin konkret luan me etiketimin e vetes. Më pas zhvillon veprimet e tjera të ngrënit të ulurit në tavolinë, ama vesh një gjë të këndshme për syrin, për të mos qenë vetëm me vetminë. Ngjyra e zbehtë e rrobës e përdorte dritën artificiale të mbrëmjes në funksion të një ndriçimi të nëndheshëm, që pasqyroheshe si një dritëhije, duke i dhënë dritë rrobës së veshur. Edhe në këto kushte një dhomë merr jetë. 

human-personality-freddy-kirshehE panë një send, objekt që kishte dalë në dritë nga inekzistenca e tij, po e vërenin vrenjtë, me inat dhe ndenja të tjera të tilla… për vetë  faktin se objekti kishte vendosur të ekzistonte. E donin në errësirë ishin të mësuar me këtë ide kënaqnin egon e tyre të ngushtë. Mbase e dinin të pazbuluar. Tani njeriu po paramendon të luftojë…  Gjithmonë e bën njeriu vetëm, se harron ta shikojë veten në pasqyrë, por nuk ka rëndësi!  Nga një analizë e hollë, drita i jep njeriut dimensione për ta bërë më të njerëzuar humanitetin e tij si njeri, emrin që ka në fakt. E përditësuan në forma mendimin, hapësira dhe koha e kishin domosdoshmëri të vinin te njëra-tjetra për mbarëvajtjen e një logjike të përmirësuar nga të gjitha ngutjet e mbeturinave që kishin zënë vend rreth e rrotull dhe pamundësia e tyre për ta kuptuar mendimin drejt, të pa ndikuar, të pa pyetur. Të bëhet dhe vetja bezdi, e i thua, mjaft, por nga pavetëdija lexon atë që fshihet dhe njeriu bëhet i shumëfishur në pangopje dhe këtu bëhet fajtore ajo “nënvetëdija” e njeriut që kupton. Nga kjo perspektivë, analiza është e thellë dhe çdokush ka një perceptim të tijin në këtë analizë.

Nëse e kuptojmë në praktika konkrete dhe si për më të lehta janë rrjetet sociale, të cilat janë në përdorim në trend. E bëjmë analizën nga jashtë të tyre dhe biem në pasaktësi për shumë arsye. E kemi keqkuptuar simbolikën dhe detyrimisht fjala bën dëm. Ky shembull ka ndofta për funksion që të na ndihmojë në jetën e përditshme, ku shpesh, varësia tek një imazh qoftë dhe artistik na bën problematik. Në këtë kontekst mendimi niset nga logjika perceptuese se sa  verifikueshmëria e plotë.

Është  e pamundur. Mendimi i vë konceptet për lehtësi kuptimi se na bëhen më të thjeshta kuptimet e objekteve e veprimeve tona, duke na tretur në një njëtrajtshmëri si uji që vlon mbi zjarr. Ka gjerësi ky mendim dhe është e pamundur të ngushtohet në ide apo në një ide. Ngjitjet në natyrë e përdorën qetësinë artistike të ecjes si vogëlsira shpërqendrimi, ku nuhatja e ndjen pishën si aromë, por mendimet nuk e lënë të shikojë asgjë dhe njeriu i vë faj ndjeshmërisë së tij. S’të lë mend vetja, i flet vetes…

personalitytypesLehtësia për të qenë poshtë një peme ngjan kaq thjesht si veprim, por nuk të lë rehat qetësia. Aty është shumë pa zhurmë gjithçka dhe nga pamundësia për ta shijuar si qëndron pema mbi kokën tënde, bëhet pengesë pikërisht si-ja e kuptimit të pemës mbi kokën tënde. Sepse ndofta pema paramendon të të vërejë lëkurën që mban nën rroba, të ketë mundësi  në gjetjen e një pike të dobët për të të shkaktuar pak mërzi. Pa ndonjë arsye vetëm nga kënaqësia që merr, nga shkaktimi i kësaj bezdie. Iku mendimi për të qëndruar poshtë një peme! Janë dilemat e kulturimit, individualisht njeriu është forca e vetme në veçantinë vetjake të tij, por strategjia e zhvillimit, qoftë në talent, në punë të bërë, mbijeton për socialen vetëm kur ka një vizion institucional. Ndryshe lodhet, dhembet.

Megjithatë, nga praktika e jetës thuhet se gjithmonë ka një mbijetesë. Vjeturinat na bëhen të dashura edhe aty ku godina i ngjan një letre të grisur tërë njolla në bojëkafe, sikur nga shkujdesja mbi të na është derdhur kafeja që pinim, të etur për ta shijuar këtë shije me të cilën është mësuar trupi dhe mendja. Atë që ishte dikur toka ku vinim kokën për të kujtuar gjithmonë mirënjohjen.

Kujtesa e të shkuarës na ekuilibron dhimbjet dhe gëzimet. Ajo duhet të ekzistojë patjetër. Në të hyrë të reflektimit “liria” vendos qëndrimet e saj, shtrembërimet e saj pengesat e saj, dëshirat për të janë gjithmonë  më të mëdha se mundësitë për të.  Ajo, “liria”, është e dëshiruara më e preferuar për njeriun. Në këtë kontekst flas për konceptin individual të lirisë, mandej në shtrirjen e saj për në bashkëjetesën sociale. Ndofta na bën të kuptojmë status quone si status individual dhe shoqëror. Aty përbri shikimit, vëmendja ngutet në një fluid pa forma të cilësuara objektive, në avujt që i ngjasonin tymit që lëshon ashtu atë të bardhën në gri ku nga një ekzagjerim imagjinar, duket si trupi i një fantazme siç na rrëfejnë tregimet në letër të fëmijërisë së hershme të lexuara me kërshëri nga ne. Ndërsa në këtë rast janë mbetjet atmosferike të shkaktuara nga njeriu dhe i ngjajnë mbeturinave ku trupi fillon të marrë frymë me vështirësi i ndjen presionet e brendshme, të cilat i kanë ftohur tiparet e fytyrës dhe lëvizjet veprimet e kanë të dukshme të ngrirën.

Aty është pafuqia fizike. Si një bashkudhëtare besnike na vjen në ndihmë mendja, e gjejmë fuqinë në të dhe me një logjikë teknike të zhdukim tymrat mbetjet mbi kokën tonë. Sikur të ishte kaq e thjeshtë! Ngrehinat si rrëmujë rreth e përqark një dhome, na bëjnë të lëvizim gjymtyrët më me përtesë nga rregulli në psikikë që na është rrënjosur duke na diktuar edhe hapin më të vogël në mundësinë ku duart duhet të vendosin veten e tyre. Rrethanat na kapërcejnë, individualiteti bëhet inekzistent, shoqëria sociale na vë në kushte të drejtuara prej saj quhet mbarëvajtje e një rregulli, ekuilibri mbijetese, nuk dihet sa vërtetësi ka aty nuk dihet a ka individualitet individi aty. 

Vetë rrethana si objekt mban në dorë individin, shoqërinë, cili është misteri çudia e saj! Nga qasja artistike detyrohemi të shtihemi në realitet për pak. Ndarja e statuskuosë ekonomike “i pasur-i varfër” është disi problem. Ndofta duhet gjetur një mekanizëm për ta zbutur duhet të ketë një ide praktike patjetër, edhe pse me logjikë rrjedha e gjësë bëhet gradualisht. Duke i dhënë prioritet individit të zgjedhë të jetë i pavarur.

peoplesilhouetteshanging

Ngatërresat janë faktike. Kur “ai” që ka një rreth të fuqishëm lobojnë për të, me të gjitha mundësitë që ka mundësia  çdo dorë vihet në mbështetje të tij.  Po një tjetër që nuk e ka këtë mundësi as nuk është pyetur për këtë dilemë. Janë raste pas raste të gjitha këto. Logjika herë pas here na detyron të futemi edhe më ne realitet për të vënë në shpjegim objektet artistike që është tema e këtij artikulli në fakt. Nga një e menduar spontane artistikja s’jeton dot veçmas pa një gjë që lëviz përditë. Vetë imagjinata s’mendohet dot pa konceptin prekje shqisë që janë lëvizjet e ditës së njeriut. Ashtu siç prekim objektet. Megjithatë qëllimi është përqasje artistike, ndërkohë në çdo rast racionalizimet na ngjiten pas si një gjë që e kemi pas trupit të mësuar me të. I shfrytëzon  të gjitha mundësitë “irracionalja” me një fjalë. Aq sa edhe hijes që pasqyron trupi i ndalet përhapja e saj mbi tokë, sepse vullneti ka vendosur, kështu ka dëshirë të ndalë dritën, duke kërkuar të bëjë miqësi me diellin. Një të hedhur të flokut si për ta kuptuar botën ndryshe për të luajtur me imazhet e saj si kundër luhet me fijet mbi kokë kur ato bien mbi shpatulla. Aq sa duken si të pista, por janë vetëm flokë të rënë të derdhur mbi trup. E vëzhgon dualizmin kokëfortë të njeriut ,vazhdon t’i dojë të dyja fjalët të dyja shprehitë e bën të qartë praninë nuk dihet në këtë proces flet “vetëdija” apo “pavetëdija”! Është si imazhi i fotografive, i cili shërben për të tërhequr vëmendjen kushdo e kupton se fotoja e zbukuruar e arrin qëllimin. Nuk dihen me saktësi ndjesitë shqetësuese të vëmendjes sidomos kur është e pabarabartë dhe “ti” si subjekt të mbetet, të vëresh vëmendjet e tyre që janë tre-dhjetë-shtatëmbëdhjetë. Por subjekti “ti” është jashtë vëmendjes dhe vetëm kupton komunikimin e tyre të bërë me njëri-tjetrin, pra subjekti është larg.

Mos është hutim imazhi që shihet nga syri, të trondit deri në tërheqje dhe subjekti mbetet një shikues që i shtriq gjymtyrët e lodhur nga çdo e vërejtur dhe nga presioni i ushtruar, vetja që kupton është thuajse e këputur! Tërheqja e vullnetshme e subjektit e lëshon trupin dhe vëmendja grishet në mendje, gjithë qenia vihet në mendime tani. Energjia e marrë e lë lëkurën e zbehtë të fytyrës në cep, sepse atë duhet ta shohë vetëm vetja ulur në një divan si kanape të dalë boje.

Kontrolli ndofta është një mbetje e mendjes. Për në përtej tablosë. Për “ta kuptuar” madje edhe për “të kuptuar” botën më njerëzore, por tërësisht, thelbësisht njerëzore, edhe më njerëzore edhe më njerëzore. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top