Marrëdhënie

May 21, 2018 | 11:34

Esmeralda Birçaj: Më i shtrenjtë nuk është fati i dashurisë, por dashuria që të ndërron fatin

Tone me bojë janë derdhur, orë dhe biseda të pafund, këngë, poezi logoteknikë që flasin për dashurinë, fatin e dashurisë, dashurinë e pa plotësuar, dashurinë e pafund, dashurinë që të shkatërron atë që të lë shenja të këqija për gjithë jetën. Është kjo dashuri e fuqishme që na bën vegël ne duart e saj.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Është dashuria që na ka gllabëruar, dashuria që nuk mund t’i rezistojmë, ajo që arrin të rezistojë në mendje, ajo që arrin të sulmojë mendjen tonë dhe fatkeqësisht, të na shkëpusë nga jeta.

Sepse është dashuria që na ka bllokuar çdo gjë, përfundimisht dhe gjithmonë fitimtar, fiton jetën tënde, ty, energjinë tënde, dashurinë tënde, gjithë qenien tënde…!

Dhe…, sapo të shkatërron, ikën dhe të lë mbrapa vetëm rrëmujë.

resilienza-di-coppia

Sepse ajo është dashuri e mbifuqisë tënde, është dashuri që përplaset ballë për ballë me jetën tënde. Dhe në këtë përplasje, gjithmonë, humbet vetëm ti!

Dhe po të jesh me fat, diku, në një moment, do gjesh dashurinë e vërtetë që do ndryshojë fatin tënd. Dashurinë që nuk do të marrë jetën tënde, por do i japë asaj tjetër drejtim.

Ku elementi mbizotërues nuk do të jetë pushtimi, por lumturia!

Ku do gjesh një përqafim sa herë ta kesh nevojë e një fjalë të ngrohtë.

Dashuri që do të të japë kurajë, do të përgëzojë e të japë krahë.

Të ndash me të gëzimet dhe hidhërimet.

Ku do jetë si pasqyra jote dhe ajo që do shikosh do jetë diçka e bukur.

Ku do të krijojë siguri dhe që do shqetësohet për problemet e tua.

Do të jetë ajo ku do shikosh një rrugë të përbashkët përgjatë jetës tënde. Për të ëndërruar bashkë, për të ndarë veten me ty.

Që të ndjejë të jesh ti mirë…

Që tek ty do shikojë vetëm gjërat pozitive dhe gjërat negative të mundohet t’i justifikojë.

Që do t’ju bëjë të ndjeheni të rëndësishëm dhe të gatshëm për gjithçka.

Ku do të qëndrojë i juaji i përhershëm, rrjeti yt mbështetës i fundit.

Që nuk erdhi për të marrë, por për të dhënë.

Që nuk është përmbushja e fantazive të tua, por përmbushja e nevojave tuaja.

Sepse dashuria që ndryshon fatin tonë është e heshtur.

Që do qeveriset nga veprat dhe jo me fjalë.

Që ju bën të vareni nga vetja….!

Sepse në fund të fundit, më e rëndësishmja nuk është dashuria fatale, por dashuria që ndryshon fatin tuaj…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top