Këndi i të rinjve

May 31, 2019 | 8:02

Nga Savjola Selmani: Para se të gjykosh dikë, bëje në fillim nga vetja!

 

Për të gjykuar gabimet e tjetrit së pari duhet të nisemi nga gabimet tona. Në qoftë se do të vihet re me kujdes, njerëzit në thelb janë të njëjtë, por vetëm mënyra se si perdorin mendjen, arrin t’i ndryshojë ata. Natyra njerëzore përpiqet me çdo kusht që të gjykojë tjetrin për sjelljen, karakterin, personalitetin, pra për çdo gjë lidhur me dikë, por kurrë nuk arrin ta analizojë se përse ndodh kështu.

Savjola Selmani, Master, dega Frëngjisht, UT

Savjola Selmani, Master, dega Frëngjisht, UT

Një pikë thelbësore besoj, është mospranimi i vetes dhe moskuptimi i saj. Le të mendojmë se sa herë flasim pa menduar, bëjmë sjellje të çuditshme, japim argumente dhe ide të kota, të pabazuara diku, thjesht dhe vetëm për të gjykuar. Sa herë jemi ulur për të kuptuar veten.

Merri sjelljet e tua, trajtoi në një këndvështrim që të duket më mirë, përpiqu të mos i përsëritësh nëse janë të papëlqyeshme e nëse janë ngulitur në të pavetëdijshmen tënde, përpiqu t’i bësh sa më pak. Kupto arsyen nga cfarë janë shkaktuar. E nëse arrin, i kupton, mendo se të njëjtat sjellje shfaqen tek të gjithë, por me forma dhe mënyra të ndryshme. Mos u përpiq ta etiketosh dikë me cilësitë e tua më negative. Ndoshta është më mirë t’i kushtosh kohë vetes, ta trajtosh mirë atë e jo deri në egoizëm, përpiqu të bësh gjëra që të pëlqejnë në mënyrë që të kesh ide pozitive. E nëse të tjerët arrijnë të të gjykojnë, prapë, kuptoji ata.

Mos u mërzit për gjykimet pa bazë, pranoje se ashtu është. Bëje gjithçka për veten, duke pranuar se secili është thjesht një kalimtar, por është detyrë e jona për të vendosur si do të mbahemi mend.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top