Ekziston një formë e shqetësimit të zgjatur emocional, i ngjashëm me depresionin, i cili prek disa njerëz pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo përvojë e stresit pas operacionit është e zakonshme. Ndërhyrja kirurgjikale dhe problemet e tjera të shkaktuara prej saj, sjellin ndjenjat e dëshpërimit.
Pas një ndërhyrjeje, trupi i nënshtrohet një stresi të konsiderueshëm dhe për këtë arsye është normale që subjekti të ndjehet i lodhur, kjo e shkaktuar nga dhimbja pas-operacionit. Efektet e anestezizë gjithashtu ndikojnë dukshëm në krijimin e këtij stresi. Pas ndërhyrjes, subjektet zakonisht ndjehen të përgjumur. Disa mbeten në gjendje gjysmë të pavetëdijshme për disa orë, nuk e mbajnë mend kohën e kaluar në dhomën e operacionit si dhe pas operacionit, duke kaluar kështu në anestezi kurrizore ose bllok nervor si dhe mund të kenë pak ndjeshmëri në këmbët e tyre për 12 deri në 24 orë. Këto simptoma të rënda ndikojnë direkte në gjendjen emocionale të subjektit, duke krijuar kështu stresin post-operacional. Në këtë rast, jo vetëm që funksioni hormonal ndryshon, por dhe për shkak të anestezisë së zgjatur, mund të ndodhë një rënie drastike e presionit të gjakut. Pas një operacioni, stresi dhe ankthi do të ndjekin pas subjektin në javët në vazhdim.
Simptomat e stresit pas një ndërhyrje kirurgjikale
Lodhje
Vështirësi në marrjen e vendimeve
Të ngrënit më shumë ose më pak se normalja
Gjumë i rëndë ose pagjumësi
Humbje interesi e aktiviteteve të përditshme
Humbje interesi ndaj personave që i rrethojnë
Ankth, stres, irritim, agresivitet, shqetësim
Ndjenja dëshpërimi pa shkak
Mendime se mund t’u shkaktojnë telashe të tjerëve ose vetes
Mendime për vdekjen
Ka shumë shkaqe të cilat bëjnë të mundur formimin e këtyre simptomave:
Reaksioni anestetik
Antibiotikët
Dhimbja fizike e shkaktuar nga shqetësimet e ndërhyrjes
Dhimbje gjatë rikuperimit
Dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja, subjektit i duket sikur po lufton me vdekjen dhe nuk do t’i rikthehet kurrë normalitetit.
Trajtimi i stresit pas një ndërhyrje kirurgjikale
Gjeni mënyrën e shëndetshme për t’u marrë me veten pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Hani ushqimet e duhura. Ushqimi i një diete të ekuilibruar ndihmon trupin dhe plagën të shërohet. Plagët kanë nevojë për vitamina dhe proteinat e duhura. Ushqimi i duhur gjithashtu, rrit nivelin e energjisë. Kjo do t’ju ndihmojë të riktheheni më shpejt në aktivitetin normal. Aktivitetet shoqërore, shëtitjet dhe ushtrimet janë mënyrat e mira për të lehtësuar stresin. Ndjenjat e pakënaqësisë dhe stresit mund të lehtësohen duke i diskutuar me një dëgjues, i cili mund të jetë ose një terapist me përvojë ose një mik i mirë.
Këshillimi profesional është i nevojshëm për të gjithë ata që përjetojnë simptoma të përsëritura të stresit, të cilat përfshijnë mendime të këqija, ulje të kënaqësisë në aktivitetet e përditshme, ndjenja kronike të ankthit, nervozizmit ose fajit.
Merrni shumë pushim. Të qenit shumë i lodhur mund t’ju bëjë të ndjeheni të stresuar. Trupit i duhet pushim për t’u rikuperuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.