Këshilla & Arsye

March 17, 2018 | 8:00

Nga Silvana Uka: Si ta përballojmë sa më mirë ndryshimin stinor?

Nga Silvana Uka (Bushi) psikologe klinike

Jemi pranë sezonit të pranverës, e cila për shumë persona është stina e bukur e luleve shumëngjyrëshe. Mirëpo për një pjesë të konsiderueshme personazh, ky sezon sjell shqetësime dhe çrregullime në organizëm. Ndryshe mund të themi që këta persona vuajnë nga çrregullimi I stresit stinor.

pranvera-905x395Ndryshimi stinor tek këta njerëz sjell një përgjigje jo të mirë ndaj trupit, i cili kërkon një rritje të aktivitetit funksional dhe konsumim të madh energjie. Ky ndryshim manifestohet me këto çrregullime:

  1. Shfaqje të lodhjes, qoftë fizike po ashtu dhe mendore
  2. Mungesë të oreksit
  3. Humbje të peshës
  4. Mungesë dëshire për punë dhe për aktivitete të përditshme
  5. Mërzitje në pjesën më të madhe të kohës
  6. Ankth dhe probleme me frymëmarrjen
  7. Probleme me gjumin
  8. Zbehje të fytyrës dhe herë pas here gjendje të fikëti

alergji-ne-pranvere

Shumë persona nuk janë në dijeni për këtë fakt, duke menduar se mund të kenë një problem shëndetësor, për të cilin kontaktojnë mjekun apo i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.

Por si ta përballojmë sa më mirë ndryshimin stinor dhe stresin e shkaktuar?

  1. Mos i kushtoni rëndësi ndryshimit të stinëve dhe mos bini pre e stresit pranveror.
  2. Pini sa më shumë ujë mineral për të pasur një hidratim konstant dhe një përqindje të rregullt mineralesh në organizëm.
  3. Hani shumë fruta dhe perime, sepse bëjnë mirë për pastrimin e trupit.
  4. Eliminoni ushqimet e konservuara, duke përdorur të freskëtat. Limitoni konsumin e kafeinës apo të alkoolit, sidomos gjatë kohës që jeni të irrituar.
  5. Mundohuni të flini të paktën 8 orë, por gjithmonë duke mbajtur në kontroll oraret, alternimet gjumë-zgjim.
  6. Nëse keni probleme me gjumin gjatë darkës, pini një gotë qumësht me kanellë ose një fletë sallatë jeshile. Kanella dhe sallata stimulojnë gjumin.
  7. Praktikoni aktivitete fizike, ecje të paktën 30 minuta çdo ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top