Marrëdhënie

July 2, 2018 | 13:03

Nga Silvana Uka: Tradhtia prish qëndrueshmërinë, rrëzon projeksionet

Silvana Uka (Bushi), psikologe klinike

Silvana Uka (Bushi), psikologe klinike

Tradhtia është një nga ngjarjet që mund të trondisë këdo, sidomos një çift, të cilët janë një një marrëdhënie bashkë. Ajo prish stabilitetin e krijuar mes kësaj lidhjeje.

 

Fjalës tradhti i referohemi me shumë koncepte si:

i dhënies

i dorëzimit

i vënies dorë

i mashtrimit

i humbjes së besimit etj.

adultery

Janë pikërisht: dashuria, besimi dhe projekti i një çifti, që i dorëzohen një personi të tretë. Ndodh që çifti, duke u përsosur ndër vite, duke krijuar një mentalitet dhe projekt, shpesh vë re se nuk u përputhen idetë. Në këto kushte rrëzohen projeksionet e tyre, duke lënë hapësirë për realitetin e tjetrit. Ky reagim shpesh i pafqishëm për një mbyllje definitive mes tyre çon në tradhti. Një nga shkaqet e para për zbulimin e tradhtisë është humbja e besimit në vetvete dhe në zgjedhjet personale. Tradhtia në këtë mënyrë aktivizon dyshime të thella si në lidhje me partnerin, ashtu  dhe në lidhje me projektin që ka ndërmend çifti të ndërmarrë.

Motivimet që shtyjnë një person për të tradhtuar marrëdhënien në çift janë të ndryshme dhe subjektive. Disa nga këto motivime mund të përmendim:

ndjenja e pasigurisë te partneri

inferioriteti ose superioriteti

abuzimi

mosbesimi

të mos ndjerit i dëshiruar nga partneri

Me sa duket, mungesa e vëmendjes nga një partner që merr gjithçka dhe që nuk jep asgjë, është një nga shkaqet kryesore, e cila çon në lindjen e pabesisë dhe që më pas finalizohet me tradhti nga pala tjetër. Në të vërtetë, vëmendja e partnerit është shumë e rëndësishme, sidomos kjo për një grua.

Tradhtia përcjell një dhimbje autentike, tronditëse; Një dhimbje që kalon shpirtin dhe e godet fort trupin; Një dhimbje që shkon përtej zemërimit, trishtimit, ankthit dhe ndjenjës së humbjes se njeriut që dëshiron të kesh pranë.

1Askush nuk dëshiron të tradhtohet. Në ditët e sotme pabesia kryesisht, po bëhet një përvojë gjithnjë e më e shpeshtë në çiftet e brishta.

Prirjen për tradhti mund ta klasifikojmë si:

karakteristikë individuale

pabesi

tundim i papërmbajtshëm

akt kundër partnerit

akt kundër idealeve…

Partneri në këtë rast nuk është i tradhtuar vetëm fizikisht, por emocionalisht dhe mendërisht. Nëse partneri shpreh një shqetësim të brendshëm, të diktuar nga një pakënaqësi individuale apo, qoftë edhe në çift, ai do jetë i destinuar për një tradhti të mundshme.

Atëherë kur çifti nuk i plotëson nevojat individuale, partnerët shkojnë drejt fantazisë shpesh për çështje jashtëmartesore, duke pasur dëshirën për të gjykuar dhe joshur të tjerë. Po çfarë tregon tradhtia tek individë të ndryshëm? tregon një mundësi për rritje

tregon një evolucion

tregon vetëdije dhe siguri që ai është i aftë dhe për lidhje të tjera

tregon nevojën për t’i mbështetur dhe për të qenë i pavarur

tregon se ndihet pikërisht i thyer brenda çiftit

tregon nevojën për dashuri, të cilën nuk e ka gjetur deri atëherë.

Te çiftet e reja të cilët duan të formojnë një njësi të re familjare, marrin përsipër angazhimin për të jetuar së bashku dhe për të ndërtuar një qëndrueshmëri për të ardhmen, tradhtia shpreh nevojën e brendshme për t’ju shmangur angazhimeve dhe përgjegjësive të marra në çift.

Në moshën e mesme, pas disa vitesh martesë, tradhtia paraqet një kënaqësi narcisiste. Ky partner kërkon aventura me partnerë të tjerë e kryesisht më të rinj se vetja, dhe pikërisht për të treguar se janë akoma të këndshëm.

Shumë njerëz e përdorin tradhtinë si një antidepresant: një lloj kompensimi, funksional për të mbushur boshllëqet e thella të diktuara nga vetmia ose një pakënaqësi e përhershme. Për të tjerë, është një mbrojtje kundër frikës nga bashkimi që nxit intimitetin e çiftit ose shpreh refuzimin e ndjenjës së të qenit i varur nga partneri.

E thënë ndryshe, tradhtia mbetet një vepër kundër partnerit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top