Mirëqenie

July 2, 2018 | 12:59

Vlerat ushqyese të shalqirit…

Shalqiri është një nga frutat e stinës së verës dhe në kushtet e klimës së Shqipërisë, ne kemi fatin ta konsumojmë nga vetë tokat tona. Përmban vlera të padiskutueshme shëndetësore. Energjia që i jep organizmit tonë konsumi i shalqirit nuk i kalon 16 Kcal. Ai shuan etjen dhe është ideal për ata që nuk duan të shëndoshen, pasi përmban gjysmën e kalorive që kanë frutat e tjera.

Efektet pozitive

Shalqiri është i pasur me disa substanca. Krahas ujit, në përbërje të tij gjejmë fibrat dhe kripërat minerale si: fosfori, kalciumi, natriumi, kaliumi dhe hekuri; vitamina A, C, B2, B1 dhe PP. Kuptohet që prania e lartë e mineraleve dhe vitaminave është me efekt pozitiv në organizmin tonë, për shkak të vlerës së tyre të padiskutueshme në mjaft reaksione të rëndësishme të metabolizmit.

Ato që i japin shalqirit ngjyrën e kuqe janë lipocenet, të cilat gjenden edhe te domatet. Ato janë një substancë antioksidante që lufton me efektivitet plakjen e qelizave, duke sulmuar radikalet e lira të oksigjenit, si peroksidi dhe superoksidi, të cilat janë toksike për qelizat duke kontribuar në plakjen tonë. Lufta prej lipoceneve e kundërshton këtë efekt. Kjo është edhe arsyeja pse shalqiri lufton inflamacionin që provokohet nga astma, arterioskleroza dhe artriti. Gjithashtu, ai është një aleat i mirë kundër diabetit dhe kolesterolit.

Shalqiri ka edhe veti anti-tumorale. Ekspertët thonë se ai është efektiv në parandalimin e kancerit të zorrëve. Shalqiri mbron rrugët e frymëmarrjes dhe mëlçinë, është efektiv kundër celulitit dhe forcon sistemin imunitar.

Një studim i kryer kohët e fundit në Universitetin e Floridës ka dalë në konkluzionin se hipertensioni mund të mbahet nën kontroll duke konsumuar shalqi. Kjo për shkak të përmbajtjes me L-citrulinë, një aminoacid me rëndësi thelbësore për formimin e oksidit nitrik, i cili garanton ekuilibrin e presionit të gjakut dhe mban elasticitetin e mureve arteriale. Oksidi nitrik është një vazodilatator i fuqishëm i formuar nga N-arginina, e cila mund të formohet me transaminim nga L-citrulina e përmbajtjes së shalqirit.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top