Në fokus

January 9, 2018 | 8:00

Nga Suela Spaho: Mobbing… nën presion dhe terror psikologjik

 

“Imagjinoni të bëni diçka të mirë në jetë për të gjithë njerëzimin, të cilët inkurajojnë të tjerët të jetojnë të paktën një ditë për të tjerët, një ngjarje që mund të ketë një ndikim afatgjatë, atë ditë, atë moment. Ky është ndryshimi afatgjatë në të mirën e saj”. Dennis R. Paul

MS Nursing Suela Spaho, Trajner shëndeti, profesionist i lirë projektuese, dizenjuese dhe menaxhere projektesh certifikuar dhe bashkëpunëtore e “Korpusit të Paqes”

Etimologjia e “Mobbing”

Prejardhja e kësaj fjale vjen prej anglishtes. Ajo është zyrtarizuar prej etimologut austriak Konrad Lorenz. Domethënia parësore i referohej të gjitha sjelljeve kafshërore, të një ose më shumë pjesëtarëve të një grupi kundrejt atyre që cilësoheshin si “unaza e dobët” deri në largimin e tyre nga grupi. Në shekullin e XVll kjo fjalë doli si derivat i një shprehjeje latine Mobile Vulgus, e cila i referohej grupeve tipike në ndonjë paradë ose event lokal me sjellje të këqija, duke dhunuar dhe larguar pjesëtarë të tjerë.

Janë shumë faktet dhe shembujt në vite mbi Mobbing, por klasifikimi i Lenz Leyman në 1996 e përkufizoi këtë fenomen me 45 sjellje shqetësuese, të ndara në 5 kategori.

Sulme në mundësinë e komunikimit

Viktima sulmohet në mundësinë e komunikimit ose bëhet objekt i komunikimit agresiv p.sh: telefonata kërcënuese.

Sulme në marrëdhëniet sociale

I Mobbizuari është faktik i izoluar në kontekstin e punësimit, nuk i flitet ose ai/ajo transferohet në një zyrë larg kolegëve të tjerë, etj.

Sulme në imazhin social

Viktima merr sulme në imazhin profesional, tallje ose bëhet objekt i shakave keqdashëse dhe detyrohet të bëjë punë poshtëruese.

Sulme në situata profesionale e private

Pjesa e punës e të mobbizuarit vjen duke u boshatisur në rritje, i jepen detyra poshtëruese me qëllim, të vështira për t’u arritur, sidomos kur instrumentet për një rezultat pozitiv janë të papërshtatshëm.

Sulme në shëndet

Sulmohet gjendja e shëndetit psikofizik e të punësuarit, detyrohet të bëjë punë të cilat keqndikojnë në shëndetin e tij, kërcënohet me dhunë fizike, dëmtohet pozicioni i punës, etj.

Natyra e Mobbing

Ndahet në disa lloje:

Mobbing vertikal

Dhuna psikologjike është e shprehur dhe ndodh prej drejtuesit te viktima dhe shprehet në bossing (i planifikuar, strategjik, organizativ). Në vetvete ky lloj bullying përfshin sjellje shqetësuese në veprim nga një drejtues i vetëm.

Mobbing horizontal

Shprehimisht ndodh prej kolegëve tek një koleg.

Mobbing individual

Ndodh në rastin e një punëtori të vetëm.

Mobbing kolektiv

Përfshin grupe diskriminuesish si në strukturime ndërmarrjesh etj.

Mobbing nga poshtë në zbritje, por edhe individual e kolektiv i ndërthurur, ndodh kur diskutohet autoriteti i një drejtuesi.

Mobbing sexual edhe pse nuk karakterizohet prej kontakteve seksuale, në Amerikë cilësohet si ngacmim.

Mobbing dhe dëmtimet psikofizike

Është kaq e vështirë dhe fleksibël dëmtimi shëndetësor, fizik, psikofizik, sa kërkon një kohë të gjatë rehabilitimi, kujdesi e vëmendjeje, të ndërthurur ndërmjet specialistëve të fushës së shëndetësisë dhe psikoterapistëve.

Mobbing: Poshtërim, i pamëshirshëm, frikë, zhgënjim, agresion, braktisje, ofendim, ngacmim, dhimbje, depresion, dhune, diskretitim, bullizëm, armiqësi, diskriminim, dënim, keqtrajtim, sulm, demoralizim, terror, mizori, fyerje psikologjike, izolim, shtrëngim, stres, faj, dëm, abuzim, traum, vuajtje.

Një individ i Mobbuar së pari kërkon mbështetje psikologjike, ndihmë shëndetësore dhe komunikim me profesionalizëm. Ajo që është detyrë kryesore për ta parandaluar këtë fenomen, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e koordinuar me aktorë profesionistë dhe etikë profesionale.

Për më shumë informacione mund të referoheni në adresat e mëposhtme:

International Journal of School and Cognitiv Psychology  www.omicsonline.org 

Analysis of the Influence of Mobbing and Violence Acts on the Safety of Workers  www.tandfonline.com 

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com