Këshilla & Arsye

December 11, 2019 | 10:36

Nga Valentina Telhaj dhe Oriola Plaku: Këshilla të rëndësishme për fëmijët, psikologët dhe mësuesit pas tërmetit

 

Fatkeqësitë natyrore janë gjithmonë të papritura dhe për to paraprakisht ndërtohen prognoza të ndryshme. Qëndrueshmëria e njerëzve varjon nga personi te personi pasues dhe nuk është shumë e lehtë të përballesh me situata të tilla, sepse ndodhitë natyrore janë të prirura të ndodhin.

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT
terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

Tërmetet shkaktojnë një shqetësim të fortë emocional te fëmijët, duke shkaktuar zakonisht ankth, frikë dhe panik. Ankthi në përgjithësi është një emocion i dyanshëm: nga njëra anë, ai mund t’i shtyjë individët të japin maksimumin me anë të një numri procesesh dinamike nervore, fiziologjike, sjelljeje dhe njohëse që çojnë në adaptim; nga ana tjetër, ai mund të kufizojë ekzistencën e tyre duke shkaktuar ndryshime nervore, fiziologjike dhe sjellje të cilat rrisin ndjeshmërinë e tyre ndaj zhvillimit të sëmundjeve.

Ekspozimi ndaj kushteve të tilla stresuese intensive, jo vetëm që shkakton ndryshime në funksionin e trurit, por gjithashtu brenda pak minutash shkakton ndryshime molekulare, të cilat i vënë në rrezik njerëzit për zhvillimin e simptomave depresive dhe Çrregullimin e Stresit Post-Traumatik nëse nuk trajtohen.

Traumat nuk paraqiten menjëherë, ato mund të shfaqen rreth një muaj më vonë.

Oriola Plaku, Psikologe, Psikoterapiste EMDR/ABA, Proc. Psikologe ligjore

Oriola Plaku, Psikologe, Psikoterapiste EMDR/ABA, Proc. Psikologe ligjore

Po cilat janë disa nga simptomat fillestare që shfaqin fëmijët dhe adoleshentët mbas tërmetit?

  • Nervozizëm
  • Të qara
  • Frikë
  • Apati
  • Axhitim
  • Sjellje agresive
  • Përqendrimi i dobët
  • Rebelim në shtëpi ose shkollë
  • Ndjenja zhgënjyese
  • Ndjenja pafuqie
  • Manifestim i frikërave
  • Ankesa fizike
  • Ndryshime të oreksit
  • Ndryshime të gjumit
  • Trishtim
  • Tërheqje në vetvete dhe izolim

Për fëmijët në këto momente pas tërmetit është e këshillueshme:

Të rrisim aftësitë tona për të reaguar, vepruar dhe për të qëndruar të qetë. Kjo mund ta ndihmojë shumë fëmijën që mos të manifestojë shenja të forta ankthi. Ndani me ta ndjenjat tuaja se si ndiheni ju, me fjalor të thjeshtë  e të qartë, dhe u shpjegoni mënyrat me të cilat po përpiqeni të përballeni. Kjo metodë i ndihmon ata të ndajnë me ju diskutime rrethe ngjarjes traumatike. Por Mandy Casurella, psikologe, këshillon që prindërit duhet të kontrollojnë përgjigjet e tyre. Të shmangin detajet, pasi ato me siguri do të jenë shqetësuese për ata.

Theksoni që ju dhe të rriturit e tjerë profesionistë të fushës së ndërtimeve po bëni gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që janë jashtë rrezikut dhe të sigurt tashmë, sepse specialistë të ndryshëm (inxhiniera) kanë bërë inspektimet e duhura dhe as banesa as shkolla s’kanë më rrezik shembjeje. Ky shpjegim u rrit sigurinë dhe u ul ankthin fëmijëve.

Pas tërmetit, psikologët dhe mësuesit duhet t’i organizojnë fëmijët në një rreth gjatë një loje, për t’i ndihmuar ata të ndihen të sigurt dhe t’u kërkojnë fëmijëve të flasin për atë që ndodhi. Aktivitetet fizike kryesisht në natyrë janë një terapi shumë e mirë gjithashtu.

Dhënia kohë e fëmijëve për të folur rreth gjërave është e rëndësishme. Aftësia e tyre për t’u shëruar dhe punuar përmes asaj energjie është e lindur dhe e natyrshme.

“Shpresa nuk është gjë tjetër, veçse një ndjesi optimizmi. Një mendim që thotë se gjërat do të përmirësohen. Nuk do të jetë çdo gjë bardhezi dhe do të gjendet përherë një mënyrë për t’u ngritur nga rrethanat e së tashmes”.(web)

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top