Marrëdhënie

May 22, 2018 | 8:40

Nga Valentina Telhaj: Dhuna te meshkujt në kontekstin shqiptar, kur autoriteti “i tij” rrëzohet

 

Në kontekstin tonë, atë shqiptar, ne nuk e pranojmë dot një fenomen të tillë si pasojë e patriarkatit të ngulitur thellë në shoqërinë shqiptare. Burri të dhunohet nga gruaja, për ata është thjesht një shaka apo një barsoletë që mund ta përdorin si dobësi. Së fundmi, një frymë e re po qarkullon, dhe meshkujt e ‘abuzuar’, edhe pse të intimiduar, po raportojnë raste të dhunës. Edhe pse akoma nuk është institucionalizuar e që mund të merren masa mbrojtjeje apo të jepen dënime, ky fakt paraqet një hap të rëndësishëm.

MSc.Valentina Telhaj Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

MSc.Valentina Telhaj
Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

Faktorët e socializimit primar dhe atij sekondar si edhe agjentët që ndërhyjnë në realizimin e këtij të fundit

Forca socializuese e shoqërisë luan një rol të rëndësishëm ku nuk limitohet vetëm si rol gjinor, por edhe psikologjik, social dhe kulturor. Ekziston një korrelacion pozitiv midis dhunës ndaj meshkujve dhe gjendjes emocionale në kontekstin shqiptar mbi dhunën psikologjike ndaj meshkujve. Kjo sjell pasoja negative në vetëvlerësimin e tyre dhe gjendjen emocionale.

Dhuna në familje është akoma tabu. Te dhuna me bazë gjinore, personat e shohin tabunë dhe nuk e raportojnë në familje, në fakt, më tepër e pranojnë.

dhune-ndaj-burrave

Dhuna e raportuar në media apo literatura, më tepër është ajo fizike, e cila është e shoqëruar me atë psikologjike. Kjo mospërputhje na çon në përfundimin se, dhuna psikologjike nuk vlerësohet si e rëndësishme nga individët dhe nuk raportohet për shkak të turpit.

Shkaqet e dhunës janë të shumta si: konsumimi i drogës dhe  alkoolit në vend të parë, papunësia, tradhtia, bixhozi etj. Raportimi nga meshkujt i dhunës në familje paraqet fakte interesante. Duke u nisur nga përgjigja e drejtpërdrejtë themi se ekziston ngurrimi i raportimit të dhunës gjinore nga meshkujt. Duket se arsyeja kryesore e mosraportimit është frika e diskriminimit nga organet në të cilat raportohet dhuna në familje. Sulmet e grave ndaj burrave janë një çështje që duhet të eksplorohet, edhe pse kjo paraqet një formë kontradiktore dhune. Në fund kjo mund të rezultojë me pasoja fatale siç është vetëvrasja. Në përgjithësi konstatohen të dhëna se ka dhunë shtëpiake që ushtrohet ndaj mashkullit.

Dhuna ndaj meshkujve më pak involvohet kundrejt dhunës ndaj femrave, e cila është më e prirur të dalë në publik dhe të paraqitet si problematikë. Është shtrirja e vërtetë e problemti që duhet të vlerësohet jo vetëm nga statistikat kriminale, por edhe nga kërkimet e viktimizimit të mashkullit, i cili mbijeton ndaj dhunës së tillë.

Mos të harrojmë që për mashkullin është edhe një frustrim social p.sh: “e dhunoi gruaja”, autoriteti i tij ndihet jo i lëkundur por i rrëzuar. Pra të mos harrojmë edhe këtë këndvështrim, sepse nuk dhunohen vetëm femrat apo fëmijët, por edhe meshkujt, sidomos nga dhuna psikologjike, emocionale, verbale, etj.

Burrat harrojnë, por kurrë nuk falin. Femrat falin, por kurrë nuk harrojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top