Në fokus

April 2, 2018 | 11:32

Nga Valentina Telhaj: Fëmijët me çrregullimin e spektrit të autizmit dhe sjellja e tyre në ambiente të ndryshme

 

Fëmijët me autizëm kanë dëmtime në komunikimin e tyre verbal dhe joverbal, fëmijët mund të mos kuptojnë qëllimin ose kënaqësinë e fjalës.

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

MSc.Valentina Telhaj, Psikologe, Terapiste ABA & EMDR

Fëmijët Autikë kanë sjellje të veçanta, p.sh: sterotipi, këto sjellje i bëjnë kryesisht kur nuk shprehin dot dëshirat apo emocionet. Ekzistojnë strategji efektive për të mësuar se si të sillemi ndaj fëmijëve autikë në shtëpi apo dhe në publik. Fatmirësisht, kohët e fundit është rritur ndjeshëm shqetësimi se si duhet t’i trajtojmë dhe sillemi ndaj personave autikë.

Të rriturit dhe fëmijët me autizëm kanë vështirësi për të kuptuar rregullat e pashkruara sociale dhe është shumë i ndjeshëm fakti se si njerëzit mund të keqinterpretojnë sjelljet e tyre dhe të kenë një përshtypje jo të mirë ndaj këtyre personave dhe çrregullimit të tyre. Prindërit e fëmijëve me autizëm gjejnë se nevojat e tyre ndryshojnë në mënyrë dramatike nga fëmijët me zhvillim tipik dhe shumë prej tyre gjejnë në disiplina sfida të mëdha.

Mos e humbisni shpresën nëse disa strategji nuk funksionojnë me fëmijën autik. Duhet të jeni këmbëngulës dhe të durueshëm, pasi në përfundim do të gjendet diçka që funksionon.

Disiplina tradicionale nuk funksionon me fëmijën autik. Konseguenca e veprimeve të tyre ndaj ndëshkimit veç sa do ta përkeqësonte dhe shkaktonte më shumë agresivitet për fëmijën. Siguria është primare, ku në raste të agresionit fëmija duhet të sigurohet që mos të dëmtojë vetveten. Duke dhënë lëvdata kur ai bën diçka të mirë dhe përdoren mjete të mira si shpërblim ato inkurajojnë sjelljen e mirë te fëmija autik, duke përdorur gjuhën pozitive të qetë dhe të qartë në fjalët që themi, duke e drejtuar atë që të bëj atë që është e dobishme për të… duke i mësuar fëmijës për ndërveprimin social, atij i ofrohet edhe mundësia që të jetë dhe të ndihet i barabartë me fëmijët e tjerë.

Megjithatë, disa fëmijë me autizëm të lartë funksionues, siç është sindromi i Aspergerit, mund të mos kenë të vonuar zhvillimin e gjuhës. Ata mund të kenë fjalor të shkëlqyeshëm, por e përdorin atë në një mënyrë formale ose të papërshtatshme, siç janë leximi i fakteve të parëndësishme ose bisedat me njerëzit e tjerë. Gjithashtu, fëmijët me autizëm nuk mund të njohin indikacione jo-verbale, siç janë sjellja, shprehjet e fytyrës dhe toni i zërit. Ata gjithashtu mund të shmangin kontaktet me sy dhe të përdorin gjeste të kufizuara të dorës.

Diagnoza e autizmit ka të ngjarë të sjellë një përzierje ndjenjash, shok, mohim dhe ndoshta lehtësim për të qenë në gjendje që të kuptosh nevojat e fëmijës. Përgjegjësia për prindërit (dhe mësuesit) e fëmijëve me autizëm është  e madhe, sepse ata duhet të marrin një rol më aktiv në “inxhinierinë” e mjedisit optimal dhe në mësimin e aftësive adaptive që duket se zhvillohen natyrshëm tek fëmijët pa aftësi të kufizuara. Strategjitë e ndërhyrjes së hershme që përqendrohen në komunikimin, aftësitë sociale dhe aftësitë e kohës së lirë. Por një gjë duhet gjithmonë ta dimë dhe mos ta harrojmë se asnjëherë nuk jemi vetëm.

Gjithmonë për terapi drejtohuni te profesionistët e trajnuar që  të ofrojnë terapi. Prindërit që në muajt e parë të jetës së fëmijës duhet t’i vërejnë të gjitha detajet, në dukje të parëndësishme por janë aq shumë themelore për fëmijët me këtë çrregullim, sepse këtë çrregullim sa më herët ta evidentosh aq më mirë për të, për të arritur në rezultate të kënaqshme dhe funksionale për t’u adaptuar më lehtë në shtëpi, shkollë, komunitet…

Pija që nuk na mërzitet kurrë është uji dhe fruti që s’na mërzitet kurrë është fëmija…(web)

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com