Editorial

May 2, 2022 | 13:04

Ngjarje e paralajmëruar, mëkati në një ditë të shenjtë!

Nga Orjona Tresa

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në vend, në një ditë ku në fakt urohet paqe dhe dashuri për jetën mes nesh. Një foshje e sapolindur nuk mundi të shihte dritën e diellit, dhe as thirrjen e ezanit në namazin e Fiter Bajtamit.

foshnje1

Lajmet njoftuan se një i sapolindur u gjet i pajetë në një valixhe. U cilësua krim makabër, dhe me të drejtë. Por, si arriti deri këtu e gjitha? Ka shumë dyshime, mes atyre që raportohen për momentin nga policia e qarkut Korçë. Burimet e para raportuan se nëna e lindi, por menjëherë më pas e paketoi në valixhe, ku fëmija u asfiksua. Një tjetër, se babai e kishte mohuar, dhe se nuk ishte fëmija e tij. Lajmi u zgjerua, me shumë e shumë situata të tilla, kontraktore dhe ende të paqarta për të hartuar dosjen konkrete. Por një raport mjekësor referon se nëna që kreu aktin mizor është e regjistruar me probleme të shëndetit mendor. Ky burim u dha nga korrespondentja e gazetës Panorama, pas bisedës me një mjeke.

Si ka mundësi që një rast i tillë të lihet kaq pas dore, dhe të mos ndërhyhej për ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të paaftësisë së nënës? Si ka mundësi që kryen  vepra të tilla me persona të paaftë mendërisht? Pse shoqëria është kaq gjakftohtë në një kohë kur probleme të tilla duhet të na shqetësojnë për rrezikun që bartin? Pse kaq pak ndjeshmëri reale sociale, dhe kaq bujë vetëm nëpër rrjetet sociale, shfryrje dhe gjykim aspak fisnik?
Sa raste të tilla lëngojnë së brendshmi dhe ku fle ndërgjegjja qytetare, institucionale dhe ligjore për të reflektuar me zemërbardhësi, dhe jo me injorim e heshtje?
Fatkeqësi për funde të tilla!
Mëkat, për më tepër në një ditë të shenjtë!
Ka nevojë për shumë reflektim, pastrim të thellë të shpirtit. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top