E fortë, e gjallë dhe me shkëlqim, ngjyra e kuqe kthehet në ngjyrën kryesore të këtij sezoni . Dhe kështu, të shtyrë nga dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes, e kuqja është vendosur tek rrobat dhe është trendi i dimrit të 2018-ës, përmes të cilës shpërndan pozitivitet.
Për t’u bërë magjepsës në ngjyrën e pasionit dhe me autoritet stilet e veshjeve janë nga më të ndryshmet siç fustane pa mëngë, pantallona me vijë të theksuar, këmisha dhe triko leshi.
Askush nuk i reziston tundimit të trendit të kuq, madje as të aksesorëve të përsosur për të kompletuar një pamje shumë të modës. Pra, çfardo që është e kuqe qoftë lëkurë apo kadife, e thjeshtë apo e rënduar, çanta shpine apo dore, doreza , kapele apo shall.
Ju vetëm duhet të lini veten të mbështjellë hijshëm nga ngjyra e kuqe.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi /donnamoderna.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.