Marrëdhënie

December 15, 2017 | 8:10

Nicole Murphy / Jeta dhe karriera pas divorcit me Edy Murphin

Nicole Murphy, padyshim që është bërë e njohur nga martesa shumëvjeçare me aktorin e mirënjohur hollivudian Edy Murphy, por mesa duket vlerat e shumta të saj kanë qenë në harresë për shkak të figurës tepër të pushtetshme dhe të admiruar të bashkëshortit. Një panoramë e ngjashme për shumë çifte të njohur, por dhe jo vetëm.

nicole-murphyFemra të njohura ose jo, pasi fitojnë statusin e bashkëshortes së një mashkulli të pushtetshëm, jo vetëm në sferën financiare, por edhe në suksesin e tyre publik, duket se janë të destinuara të qëndrojnë nën “hijen” e partnerëve, duke shijuar vetëm suksesin e tyre dhe pa u marrë seriozisht me veten. Një situatë e tillë ka ngjarë edhe me Nicole Murphy-in e cila nga martesa disavjeçare me aktorin e humorit pati 5 fëmijë dhe për shumë gjatë hoqi dorë nga karriera e saj si modele. Pas vitit 2006 ku çifti vendosi të divorcohej, Nicole vendosi t’i rikthehej modelimit, pasionit të saj të hershëm që në adoleshencë. Jeta artistike para martese mund të krahasohej me një guidë turistike….e kudogjendur në shumë vende të botës, Paris, Londër, Nju-York!- është shprehur Nicole me një vështrim nostalgjik për të kaluarën e saj, – shkruan një revistë amerikane. Dhe me shumë të drejtë! Kur karriera e saj në rininë e hershme nuk u mjaftua vetëm me pasarelat e modës por edhe me aktrimin dhe këngën. Pavarësisht kësaj, ajo është shprehur se nga martesa me Edy Murphy-n ruan kujtime të bukura dhe ka fituar pasurinë më të madhe në botë siç janë sjellja në jetë e 5 fëmijëve, të cilët tashmë janë rritur.

Por si për shumë femra, jeta familjare ka dhe një kosto që ndikon drejtpërdrejt tek vetja. Për Nicolën ka ndodhur si në ato raste kur martesa dhe jetesa me një burrë të pushtetshëm të pengojë zhvillimin personal të gruas. Nicole është një shembull i atyre figurave femërore të cilat kanë qenë më të suksesshme para martesës sesa në vitet e bashkëjetesës. Nuk kishte si mund të ndodhte ndryshe për Nicole Murphy-n, me një fizik perfekt e cila në vitet kur ka shijuar botën e pasarelave njihet dhe për fotot e mahnitshme dhe imazhin e përdorur në publicitete të ndryshme. Si një “hakmarrje” për t’ju rikthyer pasioneve të dikurshme, Nicole ka zgjedhur të jetë një prej 5 femrave më të famshme në një nga reality show-t më të njohur në televizionin amerikan, “Hollywood Ex-es” ku në fokus të tij është jeta e ish-bashkëshorteve të disa prej meshkujve më të fuqishëm në botën e Hollywood-it.

Përgatiti Orjona Tresa

femijet

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top