Pika referimi

December 15, 2017 | 8:12

“U martova me një burrë të pasur dhe… humba ambicien”!

A do të hiqnit dorë nga puna nëse partneri juaj do të fitonte mjaftueshëm për të dy? Çfarë do të ndodhte me jetën tuaj, karrierën dhe ambiciet profesionale nëse një ditë do të takoheshit me njeriun e jetës i cili do të ishte mjaft i pasur? Mbi këtë fenomen është bazuar thirrja e e ish-zonjës së parë të Britanisë së Madhe, Cherie Blair në bashkëpunim me shkrimtaren Elizabeth Wurtzel.

Ish-zonja e parë e Britanisë së Madhe ka kritikuar femrat që martohen me milionerë duke hequr dorë nga puna për të shpresuar tek mbështetja e partnerëve dhe që mendojnë vetëm për rritjen e fëmijëve. Por qëllimi i tyre i kthehet kundër, pasi sipas saj është e “rrezikshme” të mbështetesh tek një mashkull i cili më pas mundet edhe të të ndajë.

Këndvështrimi i saj është mbështetur edhe nga shkrimtarja Elizabeth Wurtzel. “Një për qind gra”- “kush martohet me meshkuj shumë të pasur dhe më pas braktisin karrierën e tyre janë duke tradhtuar feminizmin!” – Janë shprehur Cherie Blair dhe Elizabeth Wurtzel. Është e dhimbshme që shumë femra që kanë ndjekur studime përfundojnë si shtëpiake duke qëndruar në shtëpi. Sipas tyre barazia duhej të ishte një mënyrë për t’i çliruar femrat për të bërë zgjedhjet e tyre dhe të mos bëjnë çfarë thonë feministet se çfarë është e drejtë. Sipas një sondazhi, sot 28% e femrave të diplomuara, qëndrojnë në shtëpi. Ashtu siç ka dëshirë Cherie Blair, t’i etiketojë femrat nga roli i “bashkëshortes” të cilat shndërrohen në “mamatë e mira”, por në përkthimin më të përshtatshëm në shqip akoma më mirë dhe me një konotacion më vulgar do të ishte “mamatë seksi”.

Një nga gjërat që më shqetëson më shumë, – thotë znj. Blair, – është të dëgjosh femra të reja duke u shprehur: “Duke parë sakrificat e femrave në të shkuarën mendojmë se sot nuk është e nevojshme. Pse të privohemi nga martesa me një mashkull të pasur dhe për rrjedhojë pse të mos heqim dorë nga puna? Znj. Blair vazhdon me reflektimin e saj sesi femrat mund të besojnë se realizimi konsiston pikërisht në këtë logjikë. Thirrja neo-feministe e Cherie Blair, e cila vet është martuar me një burrë tërheqës, i cili më pas u shndërrua edhe në një figurë të pushtetshme, lideri laburist me një sukses të madh në të gjithë historinë britanike, gruaja e të cilit është akuzuar shpesh se ka shfrytëzuar pozicionin e privilegjuar të të shoqit për përfitime personale. Në realitet ish-zonja e parë ka dëshiruar gjithnjë të shënjojë rolin e zonjës së vendosur, në karrierë dhe të pavarur nga aktiviteti dhe pozita e të shoqit. Edhe pse Cherie në punën e saj është vlerësuar si një nga avokatet më të mira ne vend, e specializuar për të drejtat civile, si zonja e parë është vënë gjithnjë në pikëpyetje nga shtypi britanik se ka pranuar ndere apo privilegje gjatë kohës kur i shoqi ishte në pushtet. Por zonja Blair nuk i trembet kufinjve.

“Dëgjoj nëna të ndryshme që angazhohen me kohë të plotë në kujdesin e fëmijëve dhe që shprehen se janë mamatë më të mira pasi kanalizojnë të gjithë vëmendjen dhe kujdesin vetëm për fëmijët. Ndërkohë edhe unë dëshiroj të jem nëna më e mirë, por e di që puna ime si nënë sjell rritjen e fëmijëve në mënyrë të tillë që ata të mund të jetojnë edhe pa mua”, – është shprehur Cherie Blair. Një himn për pavarësinë e fëmijëve dhe për vet prindërit pavarësisht komenteve dhe replikave të ndryshme që qarkulluan në faqen e internetit mbi argumentin e shumëpërfolur të ish-zonjës së parë në Britaninë e Madhe.

Victoria Beckham. Ish-pjesëtarja e grupit Spice Girl është një shembull i argumentit të ngritur nga Cherie Blair. E martuar me një nga futbollistët më të famshëm dhe më të pasur të planetit, David Beckham, pas martese, Victoria vendosi të merrte rolin e nënës me kohë të plotë dhe që kujdeset për paraqitjen e saj fizike pas lindjeve të fëmijëve për të mos humbur statusin e bashkëshortes së bukur dhe të admiruar. Victoria Beckham ka tentuar të bëjë sukses në fushën e modës duke tërhequr vëmendjen me stilimet e saj në veshje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top