Marrëdhënie

October 12, 2015 | 13:05

Nikolin dhe Zana Gurakuqi : Të martuar qysh në shkollë!

Intervistoi: Orjona Tresa dhe Ermira Isufaj

Kur ata të dy vendosën të lidhnin jetën bashkë… ishin ende të rinj…  Ai 19 vjeç dhe ajo vetëm 16. Nuk dinin çfarë kërkonin, nuk e dinin atë që i priste, thjesht i besonin verbërisht ndjenjës dhe atij emocioni që përjetonin teksa rrinin në krahët e njëri-tjetrit. Ende me personalitete të paformuara dhe me një të ardhme të pakonsoliduar, Nikolini dhe Zana hodhën hapin rrënjësor të jetës, që do të ndryshonte kryekëput stilin e mënyrën e jetesës. Pak të tjerë asokohe kishin guxuar ta bënin. E për më tepër në moshën e tyre. Për regjisorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit duket se teoria e modelit të gruas së jetës, apo femrës ideale nuk ka funksionuar asnjëherë. Pasi, mbi të gjitha ai nuk pati shansin e të menduarit gjatë për partneren e jetës. U dashurua në një moshë fare të re, kur bashkë- moshatarët e tij ndoshta ngryseshin mbi mësimet apo studimet e shkollës së lartë, e ai duhej ta gdhinte me përkushtimin bashkëshortor e me të qarat e djalit të vogël. Rrjedha e jetës i mori ashtu si pa kuptuar. Vitet u rrokullisën shpejt… Pas djalit të parë, ata do të gëzoheshin edhe me një fëmijë të dytë, dhe kështu familja Gurakuqi do të kompletohej me pjesëtarët e saj. Duket se tek partnerja e tij ka gjetur jo vetëm mbështetjen e madhe familjare, e shpirtërore, por edhe atë profesionale. Zana, ndonëse një ekonomiste në profesion, duke jetuar me Nikolinin ka përfituar jo pak njohuri nga arti, ndaj shpeshherë i jep ide, e ndjek në provat e shfaqjeve të ndryshme duke i qëndruar gjithnjë pranë, ashtu siç ata të dy vazhdojnë të jenë edhe sot pas 36 vitesh jetë së bashku! Për jetëgjatësinë e një marrëdhënieje pohojnë se nuk ka receta: ka thjesht dashuri, respekt dhe gatishmëri për të falur! Vetëm kështu ata kanë mundur të mbajnë gjallë raportin e tyre…

 

Nikolin Gurakuqi

Në formë postulati: ç’është gruaja për ju?

Gruaja është vetë jeta! Unë e identifikoj me të. Është ajo që mban timonin e vetë jetës, pa të cilën shoqëria njerëzore nuk do të ekzistonte.

Si duhet të jetë një grua që të tërheqë vëmendjen tuaj? Çfarë iu tërhoqi te gruaja juaj?

As vetë nuk e di se çfarë më tërhoqi tek Zana, por e di që më ngeli në mendje. Unë isha 19 vjeç, ndërsa ajo 16. Sytë dhe takimi i shikimit me njëritjetrin, si dhe portreti i saj i hajthshëm më bënë për vete. Shpesh, në nënvetëdijen e një burri ekziston një model për gruan e jetës. Po ju?

Nuk kam pasur asnjëherë model. Ne të dy u dashuruam fare të rinj, më pas jeta na bëri më të pjekur e më të matur. Tiparet u formësuan dhe u skalitën me kalimin e viteve, pasi ne u rritëm me njëri-tjetrin. Zana ka shumë karakteristika të veçanta. Është shumë e dashur. Është punëtore dhe tepër e pastër. Dhe këto cilësi nuk është se i pati që në moshën 16-vjeçare. Femrat gjithmonë kërkojnë mashkullin ideal. Unë nuk hyj tek ata burra që kërkojnë femrën ideale. Për të qëndruar edhe pak te modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë… Sot, pas 36 vjetësh jetesë së bashku, konstatoj që ime shoqe ka disa cilësi të mamasë sime. Gatimi është një prej tyre. Është një art që ajo e bën me shumë pasion dhe dëshirë, njësoj si e ndjera ime më, që nxirrte margaritarë nga duart. Ose dhe metodat e organizimit të punëve në shtëpi i ka disi të ngjashme me nënën time. Megjithatë, përpara se të lidhja jetën me të, nuk është se doja që ajo medoemos të kishte cilësi të njëjta me mamanë time.

Çfarë vjen pas pasionit, në një marrëdhënie burrë-grua? Sa gjatë reziston një marrëdhënie? Nga se varet jetëgjatësia e saj? Ç’ofron përvoja juaj?

Nuk mund të bashkëjetojnë gjatë dy partnerë, nëse fillimisht nuk duhen. Nëse nuk kanë respekt, apo nëse kur grinden nuk dinë të falin. Tek çifti ynë, të tre këto tipare kanë funksionuar më së miri, dhe kjo është arsyeja që jemi bashkë pas kaq shumë vitesh.

Që një burrë e një grua të rrinë bashkë duhet të jenë të njëjtë? Apo besoni te teoria e të kundërtave që tërhiqen?

Ne të dy jemi shumë të kundërt, por edhe të njëjtë, njëkohësisht. Për temperament, dallojmë disi: jam pak më i ashpër se Zana. Kjo, sepse gjendja ime ndikohet shumë edhe nga puna që bëj. Të qenit regjisor, të folurit me njerëzit, bën që të kem stres më të madh se gruaja ime dhe shpesh kjo bën që t’u imponohem të tjerëve edhe me forcë. E të gjitha këto reflektohen edhe kur unë hyj në shtëpi. Qoftë kur vij i mërzitur, apo edhe euforik pasi shfaqja ka dalë mirë. Të gjithë këta elementë ndikojnë edhe në raportin me partnerin në shtëpi. Unë jam pak më nevrik, kurse ime shoqe më e qetë. Ndërsa, pikat e ngjasimit i kemi tek fakti që Zana duke qëndruar kaq shumë vjet pranë meje, e do artin njësoj si unë. E jeton me mua vuajtjen apo gëzimin tim artistik.

Gruas, në të gjitha kohët, i kanë veshur imazhin e qenies së mistershme. Po ju? A ia keni dalë ju ta njihni gruan tuaj, “seksin e dytë” në përgjithësi?

Nuk besoj të ketë burrë në botë që të ketë zbuluar misterin femëror. Vetë unë, nuk rrekem që të gjej nëse ime shoqe më ka mbajtur ndonjë sekret apo mister. Edhe vetë burri ka mister brenda vetes, por e ka më të cekët. Sepse nga natyra, meshkujt janë më manipulues. Bëhen gënjeshtarë për momentin, kur joshen nga një femër tjetër, e cila mund të jetë tepër provokative dhe e tërheq në shtrat. Meshkujt janë më instiktivë, ndërsa femrat mendohen shumë përpara se ta hedhin një hap të tillë. Këto janë mistere që vetë shoqëria njerëzore nuk u ka gjetur përgjigj…

A ndryshon gruaja në këndvështrimin e burrit, pasi ajo është bërë nëna e fëmijës së tij?

Mua më ka ndodhur që në momentin kur u bëmë prindër dhe u gëzuam me djalin tonë të parë, e kam dashur edhe më shumë gruan time. Ajo u bë edhe më e bukur kur lindi… E kam ndihmuar atë në rritjen e fëmijës. Ishim të dy studentë. E bënim me turne. Një leksion shkonte ajo në shkollë dhe unë rrija në shtëpi, më pas ikja unë në fakultet dhe ajo qëndronte me djalin e vogël. Ne kemi dy djem: i madhi quhet Enkel është regjisor. I vogli quhet Marsid dhe studion në Itali për Shkenca Politike.

Si janë rolet që luani në shtëpi ju dhe gruaja juaj? Sa tradicional është rasti juaj?

Jemi edhe tradicionalë, edhe liberalë. Një familje si e jona, që ka 36 vjet që qëndron e fortë, është me tipare tradicionale, sepse nuk rri mbi pseudo-modernizmin. Në të njëjtën kohë, secili prej nesh i di detyrat e veta. Unë blej ndonjë asortiment ushqimor, ndërsa punët e shtëpisë, gatimin, pastrimin i bën Zana.

Një burrë, përballë sakrificave të gruas, ndihet i përkëdhelur apo e sheh sakrificën si detyrë të pashmangshme bashkëshortore? Në ç’raste sakrifikon një burrë?

Kur vjen puna për të sakrifikuar, jemi të dy të ndërgjegjshëm që sakrifikojmë për një të mirë të përbashkët. Nuk kemi sakrifikuar në mënyra të ndara. Njëri ka vepruar e tjetri ka soditur, jo. Kemi pasur sëmundje, vdekje, shkollat e fëmijëve… rasti i fundit ishte sëmundja e djalit të vogël në Itali. Dhe për të mos penguar gruan nga puna e saj, vendosa që të shkoj unë atje, për të qëndruar pranë djalit.

Çfarë do të thoshit për pikat e përkimit profesional në një çift? Është mirë të jenë apo, përkundrazi, diskutimet e punës sidoqoftë duhen lënë jashtë derës së shtëpisë?

Do ta kisha shumë të vështirë të bashkë- jetoja me një artiste. Sepse artistët janë natyra kapriçoze, puna kërkon shumë sakrifica për hir të artit. Kur vijmë të dy në shtëpi, flasim shumë për artin, kemi materiale artistike që i konsumojmë bashkë. Ndërsa, sa i takon shifrave, bilanceve, nuk marr vesh fare. Dhe ndihem mjaft mirë jashtë kësaj bote.

Sa i vëmendshëm jeni ndaj “vogëlimave”, të cilat rëndom gratë i vlerë- sojnë? Për shembull, a bëni dhurata?

Kjo është pika ime më e dobët dhe më ballkanase. S’hyj tek ata burra që bëjnë dhurata të shtrenjta, apo surpriza. Më ndodh të harroj edhe ditëlindjen, apo ndonjë përvjetor.

Thuhet se… shekulli XXI është shekulli i grave…

Nuk do vijë ndonjëherë koha e grave, sepse ajo ka qenë që kur ka lindur shoqëria njerëzore. Sot është vështirë të shohësh femra në poste drejtuese, apo dikastere shtetërore, por besoj se kjo është vuajtja që gratë e kanë vetë. Sepse ato nuk ta lënë vendin kollaj. Ndërsa, ato kanë armët më të forta, diplomacinë, hiret femërore. Natyra i ka kompensuar të dy llojet… Burrit i ka dhënë fuqinë fizike, ndërsa gruas i ka dhënë fuqinë e mendjes. Femra ka instinktin matern, të ripërtëritjes, që burri s’e kupton. Gjykoj që një grua në ekzekutimin e pushtetit është mizore. Bëhet hakmarrëse, cinike. Njësoj si rasti i “Lady Makbeth”, apo perëndesha të historisë së njerëzimit që janë nga më të pamëshirshmet. Nuk mund ta absolutizoj. Por, rëndom ndodh kështu. Mamaja ime thoshte një shprehje të bukur përpara se ajo të vdiste: fatziut i vdes gruaja, fatlumi vdes vetë

 

Zana Gurakuqi

Në formë postulati: ç’është burri për ju?

Burri për mua si koncept është më shumë se një mbështetje. Nuk e konceptoj dot një grua pa burrin në

krah. Kam parasysh bashkëshortin, pra një short i përbashkët. Kur e bën atë zgjedhje mendon ta kesh sa më gjatë të jetë e mundur.

Si duhej të jetë një mashkull, që të tërheqë vëmendjen tuaj?

Në fillim është pamja. Por, ajo që më bënte të tërhiqesha më shumë ishte komunikimi. Kur ai që ke përpara nuk di të lidhë dy fjalë, nuk ke çfarë meson prej tij. Sigurisht, me edukatën që kisha nuk e injoroja, por i shmangesha me një largim gradual.

Shpesh, në nënvetëdijen e një gruaje ekziston një model për burri N Psikologji Përballë Në formë postulati: ç’është burri për ju?

Burri për mua si koncept është më shumë se një mbështetje. Nuk e konceptoj dot një grua pa burrin në krah. Kam parasysh bashkëshortin, pra një short i përbashkët. Kur e bën atë zgjedhje mendon ta kesh sa më gjatë të jetë e mundur.

Si duhej të jetë një mashkull, që të tërheqë vëmendjen tuaj?

Në fillim është pamja. Por, ajo që më bënte të tërhiqesha më shumë ishte komunikimi. Kur ai që ke përpara nuk di të lidhë dy fjalë, nuk ke çfarë mëson prej tij. Sigurisht, me edukatën që kisha nuk e injoroja, por i shmangesha me një largim gradual.

Shpesh, në nënvetëdijen e një gruaje ekziston një model për burrin e jetës. Po zgjedhja juaj kishte të bënte me përmbushjen në realitet të këtij modeli, apo ai u fashit?

Kur bie në dashuri nuk e mendon fare, mjaft të jetosh me njeriun që do dhe nuk ka rëndësi asgjë tjetër. E ndikuar shumë nga romanet që lexoja, kisha modelin e prindërve të mi që nuk kanë ndërruar fjalë me njëri-tjetrin, pa probleme ekonomike. Ata edhe sikur të kishin shqetësime nuk ta pozonin një gjë të tillë. Flisnin rusisht, pasi për shumë vite kanë qenë diplomatë në Rusi. Jam rritur me një edukatë të mirë dhe mendoja se ashtu do ishte jeta edhe për mua kur të krijoja familjen.

Për të qëndruar edhe pak te modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë ashtu si vajzat kërkojnë figurën e baballarëve (pak a shumë). Dëshironi ta kundërshtoni?

Tek unë nuk ka përkuar fare, se Niko ka qenë i ri, por do të doja të kishte gjëra si babai im, të cilin e kam adhuruar. Është e pamundur. Nuk janë dy njerëz njësoj. Ishim shumë të rinj për të vendosur për gjëra kaq të rëndësishme për konceptin e atëhershëm. Sot njerëzit eksperimentojnë në mënyrën e bashkëjetesës.

Çfarë vjen pas pasionit, në një marrëdhënie burrë-grua? Sa gjatë reziston ajo? Nga se varet jetëgjatësia e saj? Ç’ofron përvoja juaj?

Për mua është respekti, sigurisht dashuria është në themel, se pa të nuk ke pse sakrifikon jetën. Në të kundërt më mirë të ndahesh, sesa të rrish në një çadër për sy të botës.

Që një burrë e një grua të rrinë bashkë, duhet të jenë të njëjtë? Apo besoni te teoria e të kundërtave që tërhiqen?

Edhe po të jenë të kundërt nuk ka problem. Në jemi në dy profesione të kundërta, edhe si tipa nuk jemi të njëjtë. Mendoj se kemi mësuar nga njëri-tjetri. Ti quan të mirë veten tënde me sjelljen që bën, por a ta pranon ai tjetri?! Mund të mos e pranojë. Përvoja sheshon shumë gjëra nga ana emotive. Burri a ka mister brenda vetes për gruan? Niko nuk mban mister brenda vetes. Për mua ka qenë gjithmonë i lexueshëm.

A ndryshon burri në këndvështrimin e gruas, pasi ajo është bërë nëna e fëmijës së tij?

Në rastin tim, kaq vite bashkë, asgjë s’ka ndryshuar. Sigurisht, shtohet përgjegjësia për familjen. Niko ka tipin që nuk e shpreh. Ndërsa unë me përkushtimin tim, pa bërë dallime mes rolit të nënës dhe bashkëshortes.

Si janë rolet që luani në shtëpi?

Kur bie në dashuri nuk e mendon fare, mjaft të jetosh me njeriun që do dhe nuk ka rëndësi asgjë tjetër. E ndikuar shumë nga romanet që lexoja, kisha modelin e prindërve të mi që nuk kanë ndërruar fjalë me njëri-tjetrin, pa probleme ekonomike. Ata edhe sikur të kishin shqetësime nuk ta pozonin një gjë të tillë. Flisnin rusisht, pasi për shumë vite kanë qenë diplomatë në Rusi. Jam rritur me një edukatë të mire dhe mendoja se ashtu do ishte jeta edhe për mua kur të krijoja familjen.

Për të qëndruar edhe pak te modeli: djemtë kërkojnë tiparet e nënave te gratë ashtu si vajzat kërkojnë figurën e baballarëve (pak a shumë). Dëshironi ta kundërshtoni?

Tek unë nuk ka përkuar fare, se Niko ka qenë i ri, por do të doja të kishte gjëra si babai im, të cilin e

kam adhuruar. Është e pamundur. Nuk janë dy njerëz njësoj. Ishim shumë të rinj për të vendosur

për gjëra kaq të rëndësishme për konceptin e atëhershëm. Sot njerëzit eksperimentojnë në mënyrën e

bashkëjetesës.

Çfarë vjen pas pasionit, në një marrëdhënie burrë-grua? Sa gjatë reziston ajo? Nga se varet jetëgjatësia e saj? Ç’ofron përvoja juaj?

Për mua është respekti, sigurisht dashuria është në themel, se pa të nuk ke pse sakrifikon jetën. Në të kundërt më mirë të ndahesh, sesa të rrish në një çadër për sy të botës.

Që një burrë e një grua të rrinë bashkë, duhet të jenë të njëjtë? Apo besoni te teoria e të

kundërtave që tërhiqen?

Edhe po të jenë të kundërt nuk ka problem. Në jemi në dy profesione të kundërta, edhe si tipa nuk jemi të njëjtë. Mendoj se kemi mësuar nga njëri-tjetri. Ti quan të mirë veten tënde me sjelljen që bën, por a ta pranon ai tjetri?! Mund të mos e pranojë. Përvoja sheshon shumë gjëra nga ana emotive. Burri a ka mister brenda vetes për gruan? Niko nuk mban mister Brenda vetes. Për mua ka qenë gjithmonë i

lexueshëm.

A ndryshon burri në këndvështrimin e gruas, pasi ajo është bërë nëna e fëmijës së tij?

Në rastin tim, kaq vite bashkë, asgjë s’ka ndryshuar. Sigurisht, shtohet përgjegjësia për familjen. Niko ka

tipin që nuk e shpreh. Ndërsa unë me përkushtimin tim, pa bërë dallime mes rolit të nënës dhe bashkëshortes.

Si janë rolet që luani në shtëpi? Sa tradicionalë është rasti juaj?

Jemi rast tradicional, sepse të mbash një familje prej kaq vitesh me shumë probleme, ku vetvetiu kemi kaluar dy sisteme, me pasiguri për punë, fëmijët ishin adoleshente e donin kujdes të jashtëzakonshëm… duhet të jesh tradicional. Mblidheshin shumë faktorë për të mos qenë të qetë për perspektivën e jetës. Niko ka pasur një mundësi të ikte nga Shqipëria, në vitet ‘92-’93 gjatë një specializimi në Francë. Unë i kërkoja të rrinte… “Nuk mund të rri edhe një vit pa ju. Më mirë ha pak atje dhe ju kam pranë”, na thoshte. Ka qenë një letërkëmbim shumë i lezetshëm i atyre kohëve. Më shkruante: “Jepu fëmijëve çokollata”, dhe unë i ktheja letër: “Ke harruar që këtu nuk ka?” Kjo është ajo pjesa e të mësuarit me familjen, rregullat e paracaktuara.

Një burrë, përballë sakrificave të gruas ndihet i përkëdhelur apo e sheh sakrificën si detyrë të pashmangshme bashkëshortore?

Sa i përket mbarëvajtjes së shtëpisë Niko është më indiferent, për shkak të natyrës së punës që ka. Kur ka premiera, për të puna është pa orar. Në shtëpi jam unë. Nganjëherë mendoj se nuk e di kë do më shumë, mua apo punën, në sensin e humorit… Sidoqoftë, Niko është shumë i dhënë pas profesionit. Ndërsa unë nuk them se e dashuroj profesionin tim, por nuk di të bëj gjë tjetër. Ai është artist. Sakrifikon mjaft për profesionin…

Çfarë do të thoshit për pikat e përkimit profesional në një çift. Është mirë të jenë apo, përkundrazi, diskutimet e punës sidoqoftë duhen lënë jashtë derës së shtëpisë?

Ne jemi në profesione të kundërta, por unë, duke e dashuruar që fëmijë zhanrin e operës, arrij ta kuptoj tim shoq. I di përmendsh libretet që blen Niko. Ai diskuton çdo ditë sa vjen në shtëpi. Vetë pozicioni i tij gati 30 vjet në të njëjtin institucion, aty ku ka pasur dhe prindërit e vet, e bën që të kërkojë mendim apo mbështetje për ditën apo problemet që mund t’i jenë shfaqur në punë. Ndërsa unë nuk e bëj kurrë këtë. E lë profesionin jashtë derës, se nuk kam çfarë mendimi të marr. Nuk më kupton njeri në profesionin tim.

Sa i vëmendshëm është Niko ndaj vogëlimave të cilat rëndom gratë i vlerësojnë? Për shembull, ju bën dhurata?

Më bën kur ka mundësi, por jo shpesh. Kur shkon jashtë kujtohet gjithnjë. Sidoqoftë, dhuratat më pëlqejnë, sepse më duket shenjë vëmendjeje. Por unë e njoh Nikon dhe nuk ia marr për ters.

Çfarë dhuroni zakonisht për ditëlindje? Çfarë merrni zakonisht dhuratë?

Unë marr gjërat që më duhen. Mbaj mend para ca vitesh kur më solli një katalog mode dhe unë i thashë se e kishte marrë për vete. Ndërsa ai më rrëfeu se duke ditur që unë qep në një rrobaqepëse, mund të kisha nevojë për modele të reja. Ndërsa unë ndaj tij kryesisht investoj në veshje, pamjen estetike, kur ka nevojë, jo me data të veçanta.

Thuhet se… shekulli XXI është shekulli i grave…

Gruaja tek ne vetëm sot ka fituar shumë terren. Këtë e shoh kur takohem me shoqet e mia. Mblidhemi shpesh dhe kujtoj e i kam të freskëta marrëdhëniet si kemi qenë dhe si jemi. Ka ndryshuar shumë femra në ditët e sotme.

Botuar më, Qershor 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top