Pika referimi

October 12, 2015 | 12:36

Jeni në zonën e shqetësuar?

Çdo histori ndryshimesh nis nga “zona e rehatisë” ku gjithçka është e njohur dhe e sigurt, por ku gjarpëron mendimi se diçka nuk është siç do ta donim. Pra ka një moment kur ndërgjegjësohemi se jeta jonë nuk është ajo që duam. Diçka nuk shkon. Siguritë fillojnë e lëkunden. Pikat tona të referimit bëhen gjithnjë e më të largëta e të paqarta, derisa lulëzojnë te ne ndjesitë se nuk jemi në vendin dhe kohën e duhur. “Është momenti kur hyjmë në zonën e parehatisë”. Sinjalizohet mbërritja e momentit për të menduar për ndryshimin. Po ju? Në çfarë zone jeni? Për ta gjetur lexoni me vëmendje 11 refleksionet e mëposhtme dhe provoni të përgjigjeni instinktivisht, duke i vënë veshin emocioneve që ngjallin te ju. Nëse e gjeni veten në së paku gjysmën prej tyre do të thotë se jeni në zonën e “parehatisë” dhe duhet të mendoni të përballeni me ndryshimin, thotë psikologu Jacopo Valli.

 

  1. Në sytë e të tjerëve jeta ime është e përsosur, por unë kam ndjesinë se nuk më përket më.
  2. Provoj një trishtim që nuk arrij ta shpjegoj.
  3. Mendoj se siguritë e mia janë lëkundur. Dëshiroj marrëzisht të përballem me gjëra të reja.
  4. Ç’kuptim ka jeta ime? Është shndërruar në një pyetje urgjente: duhet absolutisht të gjej përgjigjen.
  5. Më shumë se sa të jem në rregull me të tjerët dhe të kem aprovimin e tyre, preferoj të ndjek instinktin tim, te respektoj veten dhe të jem koherent me vlerat e mia.
  6. Jeta ime mund të përmblidhet në një skemë: të njëjtat sjellje, të ngurta, rutinë… Po filloj të ndihem në siklet dhe të kem ndjesinë e vazhdueshme të mungesës së mirëqenies.
  7. Nuk e di më se kush jam: kërkesat që arrijnë nga vendi i punës dhe familjarët më përthithin tërësisht. Nuk kam më kohë për veten.
  8. Shoqëria më ka përcaktuar një rol që më rri ngushtë: dua të hedh tej…
  9. Trupi po më jep sinjale të qarta: kam sulme paniku, depresion, shqetësime patologjike që sjellin për pasojë shqetësime psikologjike.
  10. Duhet të përballem me një ndryshim (problem familjar, dobësim financiar, fundi i një raporti në çift…) por nuk di nga t’ia filloj.
  11. Po më mbërrijnë sinjale që më diktojnë një drejtim të ndryshëm nga ai nëpër të cilin kam ecur deri tani, por nuk kam guximin t’i ndjek.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top