Shtatori, nisi me shpërndarjen e librave në të gjitha shkollat e vendit. Ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton se ka nisur shpërndarja e librave falas për nxënësit nga klasa e parë në të shtatë dhe kategoritë e veçanta. Gjithsej përfitojnë 250 mijë nxënës.
“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.
Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të tregohen të kujdeshëm dhe të respektojnë rregullat e distancimit fizik” shkruan Shahini.
Viti i ri shkollor nis në 14 shtator, ndërsa do të jetë ndryshe nga të tjerët për shkak të masave anti-covid.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.