Mirëqenie

September 2, 2020 | 12:20

Tym apo aerosol? Ja si t’i dalloni

Kur vjen fjala për duhanpirjen, bota sot është ndarë në dy kampe: tym apo aerosol? Ndonëse në pamje të parë ato mund të duken të ngjashme, ngjashmëritë mes tyre ndalen këtu, pasi një sërë ndryshimesh të tjera i ndajnë. Le t’i hedhim një vështrim më të afërt dallimeve midis tymit dhe aerosolit.

Aroma

Era e një cigareje është shumë e veçantë. Edhe pse shumica e duhanpirësve nuk e dallojnë më atë pas disa viteve, një jo- duhanpirës mund të tregojë menjëherë nëse në një dhomë është pirë duhan. Kjo për shkak se tymi ka tendencë të qëndrojë gjatë dhe grimcat e prodhuara prej tij qëndrojnë si në ajër ashtu edhe në sipërfaqe të tjera shumë më gjatë, dhe ato vendosen lehtë dhe mbi pëlhura.

Nga ana tjetër, aerosoli i i çliruar nga alternativat pa tym të duhanpirjes si IQOS apo cigaret elektronike, ka një aromë më të lehtë, pasi shpërndahet më shpejt. Jo vetëm kaq, por është më i këndshëm në hundë, dhe nuk shqetëson as duhanpirësit dhe as jo-duhanpirësit.

Mbetjet

Kur flasim për mbetjet, ne po flasim për dy gjëra, mbetja që tymi lë në sipërfaqe, dhe mbetjet që vendosen ngadalë në mushkëri dhe në pjesët e tjera të trupit të një duhanpirësi. Katrani është fajtori kryesor këtu, pasi është një substancë ngjitëse, nënprodukt i djegies dhe që qëndron në cdo sipërfaqe. Pasi është pirë duhan në një dhomë për disa ditë, jo vetëm që do të jetë e pamundur të dalë era, por të gjitha sipërfaqet do të vishen me një nuancë të verdhë të errët.

Një nga ndryshimet kryesore midis pirjes së duhanit dhe përdorimit të alternativave pa tym është fakti që, aerosoli nuk përmban substanca ngjitëse për të cilat duhet të shqetësoheni. Nëse përdorni cigare elektronike ose IQOS në një dhomë për një muaj, nuk do të ketë asgjë në sipërfaqe.

Temperatura

Sa herë keni dëgjuar një duhanpirës të thotë se është djegur padashur me cigare? Apo, akoma më keq, të lexosh një histori në gazetë në lidhje me një zjarr shtëpie të shkaktuar nga një cigare e lënë pa kontroll?

Kur bëhet fjalë për potencialin e tyre për shkatërrim, cigaret janë vërtet të tmerrshme.

Skaji i një cigareje digjet në rreth 800 gradë Celsius. E gjithë kjo nxehtësi përkthehet në tym. Tymi i cigares është mjaft i nxehtë dhe temperatura e tij ndihet dhe në lëkurë.

Ndërkohë aerosoli kur çlirohet është në temperaturë të ulët. Kjo dhe për shkak se një pajisje me ngrohje funksionon në një temperaturë shumë më të ulët (rreth 350 gradë celsius). Në këtë rast nëse fryni aerosolin në dorën tuaj, do të vini re që ai është afër temperaturës së dhomës dhe pak i lagësht.

Përbërja

Dallimi i fundit midis aerosolit dhe tymit, që është dhe ai më i rëndësishmi, ka të bëjë me përbërjen e tyre. Aerosoli i alternativave pa tym dhe tymi i cigares kanë vetëm një gjë të përbashkët, nikotinën. Ndërkohë tymi i cigareve përmban mijëra kimikate, ku shumë prej tyre janë provuar të jenë kancerogjene, qindra të tjerë janë irritues seriozë të mushkërive që shkaktojnë inflamacione dhe dëmtime shëndetësore.

Për sa i përket aerosolit, sipas CDC Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, elementët përbërës janë të padëmshëm për shëndetin.

Ndonëse të ngjashëm të dukje, mes tymit dhe aerosolit qëndrojnë një sërë dallimesh, të cilat tashmë do jenë lehtësisht të dukshme dhe për ju.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top