FB

May 19, 2021 | 8:40

Një bekim i dëshiruar si ai irlandez që do t’ju ndryshojë gjendjen shpirtërore

 

Qoftë fati yt dhe gëzimet e tua të mos mbarojnë kurrë. Qoftë rruga ajo që të të takojë ty, era qëndroftë gjithnjë prapa teje, dielli të të ngrohë fytyrën dhe shiu të bjerë butësisht mbi fushat e tua derisa të takohemi përsëri. Uroj Zoti të të mbajë në pëllëmbë të dorës!

2Lërini pikat e shiut të bien butësisht në ballin tuaj dhe erërat e ëmbla të të freskojnë shpirtin, dielli të ndriçoftë zemrën, pesha e ditës qoftë e lehtë mbi ju dhe Zoti ju rrethoftë me petkun e dashurisë së tij.

Që të ketë gjithmonë punë për të bërë për duart tuaja; që çanta jote të mund të ketë gjithnjë një ose dy monedha dielli; që të shkëlqejë gjithmonë në xhamin tuaj të dritares një ylber, i cili të ndjekë gjithmonë çdo shi, dhe që dora e një shoku të jetë gjithnjë pranë jush.

Zoti të të mbushë zemrën me gëzim, për të të dhuruara kahera lumturi.

Që ti gjithmonë të mund të kesh… një rreze dielli për t’u ngrohur, fat të mirë për t’u kënaqur, një engjëll mbrojtës, në mënyrë që asgjë të mos ju lëndojë, të qeshni dhe argëtoheni me miqtë besnikë pranë jush dhe, sa herë që luteni, qielli t’ju dëgjojë!

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ueb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top