Mirëqenie

June 28, 2018 | 9:14

Një dietë ushqimore se si të jetoni më gjatë dhe sa më në formë

Të jetosh gjatë dhe të jesh i ri, e kush nuk do ta donte këtë gjë! Kjo ka bërë që shumë njerëz t’iu drejtohen operacioneve të shtrenjta, por jo më. Rinia e vërtet dhe jetë gjatësia mund të gjendet tek ushqimet. E pabesueshme por e vërtet.

Gazetari i shëndetit Dr. Michael Mosley ka zbuluar se nëse duam të jetojmë gjatë dhe të shëndetshëm duhet të rregullojmë dietën ushqimore. Sipas një studimi të realizuar nga Mosley, rezulton se ushqimet kanë efekte shëruese dhe ripërtëritëse për organizmin tonë.

Nëse nuk ju kanë pëlqyer asnjëherë lakrat, turshitë apo kosi duhet të nisni ti konsumoni pasi ato ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen, ju ndihmojnë të humbisni peshë dhe forcon sistemin imunitar.

Doktori i njohur shkon dhe më tej, ai ka ndërtuar dietën perfekte për të jetuar sa më gjatë dhe të shëndetshëm. Dieta quhet “The 5:2 Way” dhe siguron një plan ushqimor gjithë përfshirëse të ushqimeve të cilat kurojnë dhe mbajnë larg sëmundjet e zemrës, sëmundjet mendore, diabetin.

“Dhimbjet tani mund ti mbajmë larg vetëm me ushqime pa pasur nevojë për ilaçe. Dieta është e ndërtuar në filozofinë e njohur të peshë-kontrollit, ushqehu mirë për pesë ditë të javës dhe përfshiu në dietë vetëm në dy ditë.

Në ditët e sotme mund të mos jetë e vështirë të jetosh deri 80-vjeç por të gjithë të moshuarit do të donin të ishin të fuqishëm dhe të shëndetshëm, dhe këtë gjë e arrijmë vetëm nëpërmjet ushqimeve” deklaron Dr. Michael Mosley.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top