Studim

June 28, 2018 | 9:20

Konsumimi i arrave rregullon rrahjet e zemrës

Njerëzit që hanë rregullisht një sasi të vogël të arrave rrezikohen më pak nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës, si shkaktar i sulmit në zemër.

Një studim i ri thekson se ngrënia e tre grushteve me arra brenda një jave, zvogëlon me 18% rrezikun e dridhjeve arteriale.

Afërsisht 1.3 milionë njerëz në Britani të Madhe diagnostikohen me dridhje arteriale dhe rreth 500 mijë të tjerë janë me këtë gjendje, por jo të diagnostikuar.

Hulumtimi është kryer në Institutin Karolinska në Suedi, ku si mostër kanë qenë 60 mijë të rinj te të cilët është parë konsumimi i arrave si dhe shëndeti i tyre i zemrës për 17 vjet.

Nga aty ka dalë se konsumimi i tyre mund të jetë i lidhur me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top