Një e treta e njerëzve kanë dy ose më shumë probleme shëndetësore deri në moshën e mesme dhe situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, thonë ekspertët.
Ata kanë vështirësi të tilla si dhimbje mesi, astmë, presion i lartë i gjakut, sëmundjet e diabetit, probleme të shëndetit mendor dhe rrezikshmëri e lartë nga konsumimi i alkoolit pa kufi nga fundi i të 40-ave, shkruan “The Sun”.
Njerëzit me nivel të ulët të të ardhurave kanë më shumë të ngjarë të përballen me probleme shëndetësore nga mosha 46 deri në 48 vjeç, sipas kontrolleve fizike dhe pyetësorëve. Një studim i bërë në vitin 2007 me mbi 1.7 milion njerëz të moshës 45-64 vjeç, zbuloi se tre në dhjetë persona kishin dy ose më shumë probleme shëndetësore.
Dr. Dawid Gondek tha: “Në krahasim me gjeneratat e mëparshme, duket se shëndeti i të rriturve rreth të 40-ve po përkeqësohet.”
Ai shtoi: “Pabarazitë e mëdha shëndetësore duket se fillojnë që herët në fëmijëri”.
Profesori George Ploubidis nga ana tjetër tha: “Ne zbuluam se të rriturit me prejardhje më të pafavorshme, përfshirë ata që kishin qenë mbipeshë gjatë fëmijërisë dhe ata që kishin përjetuar sëmundje mendore gjatë adoleshencës, ishin më të rrezikuarit ndaj problemeve në një moshë më të madhe”.
Numri i njerëzve me probleme shëndetësore pritet të trefishohet deri në 2050, sugjeron një studim amerikan.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.