FB

December 11, 2021 | 8:10

Një gjumë i mirë gjatë natës ju ndihmon ta nisni ditën mbarë…

Gjumi përbën një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tonë. Është po aq i rëndësishëm sa dieta dhe aktiviteti sportiv. Madje statistikat tregojnë se mungesa e gjumit është burimi kryesor i  stresit dhe problemeve shëndetësore.

Ja disa këshilla se si të flini mirë:

  1. Feng Shui dhomën tuaj të gjumit

Duke pasur parasysh rregullat e feng shui, shtrati duhet të pozicionohet në një vend ku të mund të shohësh derën. “Është e rëndësishme të shmangësh gjumin me kokën në drejtim të derës,” thotë Jakob Jelling i fengshuicrazy.com. “Gjithashtu, të shmangësh gjumin poshtë dritares është e rëndësishme sepse do të kishte një impakt të keq në chi-në tuaj dhe mund  të ndikojë në humbjen e energjisë tuaj pozitive.”

  1. Rrethojeni veten me ngjyra qetësuese

Dekorojeni dhomën tuaj të gjumin me blu, jeshile dhe vjollcë pasi këto ngjyra ndihmojnë për relaksim. “Ngjyrat më qetësuese janë ngjyrat blu elektrike, blu-vjollcë dhe violet,” thotë trapisti Jules Blythe. “Jeshilja paraqet harmoninë dhe funksionon në sistemin nervor parasimpatik. Ngjyra blu është freskuese dhe qetësuese dhe funksionon në sistemin e frymëmarrjes. Ngjyra violet është balancuese për trupin dhe mendjen. Funksionon në sistemin nervor qendror për të nxitur relaksin dhe për të ndihmuar për gjumin.”

  1. Bëni një shëtitje në kohën e drekës

Shkencëtarët e Universitetit të Arizonës të qendrës së Shkencave të frymëmarrjes dhe Çrregullimeve të gjumit analizojnë informacione nga një studim që përfshin 700 burra dhe gra. Ata dolën në konkluzionin se “ushtrimet e herë pas hershme ndihmojnë në reduktimin e simptomave të gjumit të shqetësuar”. Ata zbuluan se njerëzit që ecin një kilometër ose më shumë çdo ditë, kanë 33% më pak shqetësime gjumi sesa ata që kanë ecur më pak. Nuk ka rëndësi sa të zënë jeni në punë, merrni një pushim dhe krijojini vetes mundësi për një shëtitje dreke.

  1. Shmangni alkoolin para se të shkoni në shtrat

Një gotë alkool para gjumit mund të duket ide e mirë, por të pish alkool para gjumit është përçarëse. “Alkooli mund t’ju bëjë të bini në gjumë shumë më shpejt, por shkakton zgjim të trurit në momentin që metabolizohet, që zakonisht ndodh gjatë gjysmës së dytë të natës”, thotë Dr.Ulysses Magalad, drejtor i programit të gjumit në Qendrën Universitetare Mjeksore të Ohios.

  1. Mbusheni ditën me aktivitet dhe dieta të pasura

“Të bësh ushtrime fizike dhe të ndjekësh një dietë të shëndetshme, kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, por është e rëndësishme të mësosh disa teknika të “terapisë së trupit”. Mendimet e lumtura dhe të qeta sjellin gjumë të lumtur dhe të relaksuar.” Qetësimi i trurit dhe i trupit përpara gjumit sjellin një gjumë të shëndetshëm. Ushtrimet dhe dieta do ju ndihmojnë për këtë.

 

Përgatiti: Manjola Ereqi   |   Burimi: PsychoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top