Lifestyle

May 3, 2018 | 14:17

Një gjysh si Maradona

E përjavshmja ‘Chi’ ka publikuar ekskluzivisht në numrin e saj të sotëm, fotot e para të Diego Matias Maradona, nipi i ‘Pibe De Oro’. Ish lojtari i famshëm argjentinas ka pozuar krenar me nipit e tij dhe thotë: ‘Jam shumë i lumtur dhe dua ta shijoj këtë fëmijë, një gjë që se bëra me djalin tim’.

Fjalë të konfirmuara edhe nga drejtori i përgjithshëm i ‘Chi’ Alfonso Signorini nga ana e babait të të voglit, Diego Armando Maradona Junior: ’Nuk kam dyshime që do të jetë një gjysh shumë i mirë, sepse që kur ne jemi ritakuar ka qenë një baba i mirë edhe për mua. (Diego junior është njohur nga Maradona në 2007, por përqafimi i parë i vërtetë ka ndodhur disa vite më vonë).

‘Kur Dieguito ka lindur ai ishte jashtë për punë, por fluturoi menjëherë për ta përqafuar pak ditë më pas. Mendoj që do të jetë një gjysh i dashur, i kujdesshëm . Unë mendoj vetëm për gjërat e bukura që kemi tani. E kaluara ka kaluar’.

Burimi: balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top