Në fokus

May 3, 2018 | 14:36

Tronditëse, shkencëtari 104-vjeçar i jep lamtumirën nipit para se të shkonte në një klinikë zvicerane për vetëvrasje

Të mërkurën, shkencëtari 104 vjeçar David Goodall, i dha lamtumirën shtëpisë së tij në Australi për të fluturuar në anën tjetër të botës, për t’i dhënë fund jetës së tij.

David Goodall, i lindur në Britani, nuk ka ndonjë sëmundje të rëndë, por dëshiron t’i jap fund jetës me arsyetimin se cilësia e tij e jetës është përkeqësuar. Ai siguroi një takim me agjencinë e vetëvrasjeve, Life Circle, në Basel të Zvicrës.

Në thelb të vendimit të tij është pavarësia e kufizuar. “Më vjen me të vërtetë keq që kam arritur këtë moshë”, tha Goodall në ditëlindjen e tij, muajin e kaluar, në një intervistë për televizionet australiane, duke shtuar se: “Nuk jam aspak i kënaqur, dua të vdes. E kjo nuk është trishtuese, trishtues është fakti që kjo pengohet…”.

Vdekja e asistuar është legalizuar nga një shtet australian, vitin e kaluar pas një debati të ndezur, por që të jesh i përzgjedhur duhet që të kesh sëmundje të pashërueshme. Ndërsa në shtetet e tjera, vdekja e asistuar është e paligjshme.

Dr. Goodall, është nisur drejt një klinike në Zvicër për t’i dhënë fund vullnetarisht jetës së tij. Ai thotë që i vjen keq që i duhet të largohet nga Australia për ta bërë këtë. Akademiku ka jetuar në një apartament të vogël, në Perth, në Australinë perëndimore, deri pak javë më parë. Ai u tërhoq nga puna me orar të plotë në 1979 por mbeti shumë i përfshirë në fushën e tij.

Mes arritjeve, vitet e kaluara, Dr. Goodall ka botuar një seri librash me 30 vëllime mbi ekosistemet e botës. Ai u bë një anëtar i urdhrit të Australisë për punën e tij shkencore. Në 2016, në moshën 102 vjeçare ai fitoi betejën për të vijuar punën në kampusin e universitetit të Perthit, ku ishte një bashkëpunëtor kërkimesh, i papaguar. Universiteti kish ngritur shqetësime për sigurinë e tij, përfshirë aftësinë për të udhëtuar. Edhe pse Goodall në fund fitoi, ai u detyrua të punonte në një vend më afër shtëpisë.

Por për më tepër, ai u detyrua të hiqte dorë nga ngarja e makinës dhe performimi në teatër. “Ky është fillimi i fundit”, thotë Goodall.

Zvicra lejon vdekjen e asistuar që prej vitit 1942. Të tjera vende dhe juridiksione kanë miratuar ligje që i lejojnë njerëzit t’i japin fund vullnetarisht jetës, por shumë prej tyre kërkojnë si kusht përzgjedhjeje ekzistencën e një sëmundjeje të pashërueshme.

Burimi: dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top