FB

December 14, 2016 | 7:14

Një grusht arra në ditë ul rrezikun e shumë sëmundjeve

Njerëzit që konsumojnë një grusht arra në ditë rrezikojnë më pak të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, kancerit dhe shqetësimeve të tjera…

1

Studimet e fundit kanë gjetur një lidhje mes konsumit të arrave dhe rrezikut të sëmundjeve. Sipas të dhënave, 20 gramë arra në ditë mund të ulin me rreth 30% rrezikun e ndaj sëmundjeve koronare të zemrës, me 15% rrezikun ndaj sëmundjes së kancerit dhe me 22% rrezikun nga vdekja e parakohshme. Gjithashtu arrat ulin me 40% rrezikun ndaj sëmundjes së diabetit, sëmundjet e frymëmarrjes dhe shumë problematika të tjera.

Autori i studimit, Dagfinn Aune nga Imperial College në Londër tha: “Ne kemi gjetur një ulje të ndjeshme të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme, e cila është një tregues i fortë se ekziston një lidhje e fortë mes konsumit të arrave dhe rezultateve të ndryshme shëndetësore. Arrat, lajthitë e kikirikët kanë një efekt të konsiderueshëm për një sasi aq të vogël ushqimi”.

Arrat dhe kikirikët përmbajnë fibra, magnez, yndyrna, që janë të dobishme për shëndetin kardiovaskular. Arrat kanë përmbajtje të lartë antioksidantësh, të cilat mund të luftonë stresin oksidativ dhe reduktojnë rrezikun ndaj kancerit. Edhe pse arrat janë mjaft të larta në yndyrë, ata  përmbajnë gjithashtu  fibra dhe proteina. Ka prova që sugjerojnë se arrat përgjatë kohës mund të zvogëlojnë rrezikun ndaj obezitetit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top