Këshilla & Arsye

July 22, 2016 | 8:06

Një mollë për ditët “gri”

Të hash fruta dhe perime mund t’u dhurojë njerëzve më shumë qetësi, duke ua bërë përditshmërinë më energjike. Në këtë përfundim ka arritur një grup studiuesish i Institutit të Psikologjisë së Shëndetshme në Britaninë e madhe. Në shqyrtim janë marrë 281 të rinj rreth 20-vjeçarë, të cilët kanë shënuar në një ditar regjimin e tyre ditor të ushqyerjes. Pas përfundimit të eksperimentit studiuesit vunë re se ata të rinj, të cilët gjatë ditës kishin ngrënë prodhime brumi apo mishi shfaqnin më tepër shenja depresioni dhe lodhjeje sesa ata që kishin konsumuar fruta e perime. Konsumimi i frutave dhe perimeve gjatë ditës ndikon në ndryshimin për mirë të gjendjes së humorit. Sipas doktor Conner, gjatë ditëve kur të rinjtë kishin konsumuar më shumë fruta e perime, ata ndiheshin më të qetë, më të lumtur dhe me më shumë energji. Gjithashtu, në përfundim të këtij studimi, doktorët sugjerojnë se pas çdo vakti duhet të konsumojmë një mollë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top