Një 14-vjeçare më në fund do të kryejë operacionin për të hequr dy krahët shtesë dhe gishtat gjysmë të formuar nga binjaku parazit që varet në trupin e saj. Veronica Cominguez, 14 vjeç, që jeton në Iligan City në Filipine, ka lindur me dy gjymtyrë dhe një formë të zgjatur që shtrihet nga gjoksi deri në stomakun e saj.
Pjesët shtesë – që i përkasin një binjakeje parazitare që nuk u zhvillua siç duhet – janë rritur me të. Ajo madje pastron ‘binjaken’ e saj dhe i pret thonjtë sa herë që i rriten. Por Veronica tashmë ka vendosur të jetojë një jetë normale pasi vendasit kanë mbledhur para për të, që të shkojë në Tajlandë dhe të kryej operacionin.
“Kur isha e vogël, mendova se ishte vetëm një këmbë. Por, ndërsa unë u rrita, ajo u bë më e madhe”, tha Veronica.
Ajo tha se pjesët janë të rënda, kufizojnë lëvizjen e saj dhe nganjëherë rrjedhin.
Nëna e Veronicës, Flora Cominguez, tha se familja e tyre i ka në gen binjakët. Megjithatë ajo nuk kishte mundësi të bënte një kontroll të plotë gjatë shtatzënisë dhe të shihte ecurinë e saj, ajo e dinte që priste binjakë dhe madje kishte zgjedhur emrat për të dy.
Por për fat të keq, vëllai i Veronica nuk u zhvillua plotësisht dhe ajo ishte e detyruar të rritet me një binjak parazitar.
Burimi / dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.