Mirëqenie

July 31, 2018 | 11:15

Ilaçit të ri kundër migrenës i jepet licenca për t’u përdorur për 20 vite në Britani

Ilaçi i parë kundër migrenës brenda pak javësh do të jetë në dispozicion në Britani dhe periudha e përdorimit do të zgjas për 20 vjet, kjo pasi zyrtarët evropianë të shëndetësisë i dhanë asaj një licencë.

Erenumab – një trajtim mujor – shërben për të parandaluar gati gjysmën e sulmeve të migrenës për njerëzit që nuk kanë opsione të tjera trajtimi.

Firma farmaceutike Novartis është duke u përgatitur për ta dërguar atë në Britani dhe pret që pacientët të jenë në gjendje ta marrin medikamentin privatisht brenda gjashtë javësh.

Çmimi në Mbretërinë e Bashkuar për trajtimin, i cili shitet nën emrin e markës Aimovig, nuk është shpallur, por në SHBA kushton 438 dollarë për injeksion – ose £ 5,250 në vit.

Erenumab, për krijim e të cilit shkencëtarëve britanikë iu deshën tre dekada, po vlerësohet gjithashtu nga mbikëqyrësi i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar NICE për përdorim në NHS, me një vendim të caktuar vitin e ardhshëm.

Megjithatë, Komisioni Evropian tani ka dhënë leje që ajo të përshkruhet për pacientët të cilët kanë migrenë, të paktën katër ditë në muaj.

Nëse miratohet nga NICE, pritet që të përfitojnë rreth 500,000 britanikë. Më shumë se tetë milionë britanikë – ¾  e tyre femra – kanë sulme, duke vuajtur marramendje, të përziera dhe dhimbje koke.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top