Lifestyle

September 11, 2017 | 11:39

Një nuse yll e bukur si Marina!

Një tjetër çift i shoubizit është kurorëzuar këtë periudhë. Ata janë çifti i tretë pas Orindës dhe Turian Hyskaj si dhe Xhensilës dhe Besart Kallakut. Marina dhe Geti zgjodhën të dielën e 10 shtatorit për lidhje në martesë. Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi kosovar, Getoar Selimi i kanë thënë PO njëri-tjetrit në altarin e ngritur në një nga Komplekset e Gjirit të Lalzit.

marina-vjollcaNjë nuse yll e bukur si Marina ka shkëlqyer në dasmën e mbledhur mes të afërmve dhe miqve të festës. Çifti u martua pas dy vitesh propozimesh dhe dedikimesh nga më të ndjerat, ndërsa së bashku janë prej katër vitesh. Sipas të ftuarve, duket se çifti ka celebruar një dasmë sipas traditave shqiptare, ku dhëndri “e merr nusen” ditën e diel.

Ka qenë vetë Marina Vjollca ajo që ka postuar fotot e para në Instagram, duke iu bërë qejfin ndjekësve të saj me foto dhe video nga ceremonia!

Urime çiftit të ri!

Përgatiti Orjona Tresa

marina1

marina2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top