FB

October 4, 2021 | 8:19

Një person me vlera manifeston kudo e kurdoherë virtytet!

“Arsyeja pa dituri, është si një tokë e papunuar, ose si trupi i një njeriu të paushqyer. (Kahlil Gibran- “Zëri i urtësisë së përjetshme)

 

Unë kam dashur dhe dua nëpërmjet shkrimeve të mia që të përcjell filozofinë e jetës njerëzore me shumë dashuri dhe në mënyrë sa të thjeshtë dhe universale, ku midis të tjerash cilësoj me shumë vëmendje se: “Ajo që njeriu ka më hyjnore te vetja e tij është mrekullimi që ai ka përballë jetës”. Pra më e vështirë për një njeri është që ai të jetë me të vërtetë “NJERI”, dhe i virtytshëm.

 

ilia

Nga Prof. Assoc. proc. Doc. Dr. Ilia S. Larti

Virtyti (lat. virtusvir “burrë”, pra “burrëria”; greq. αρετη areti) është epërsia morale e një personi. Virtyti është veti e çmueshme e karakterit të mirë. Ai është prirja dhe aftësia e një njeriu të tejkalojë në (mbi) diçka, të kryejë një veprim të caktuar në mënyrën më të mirë. Fjala virtus (virtyt) lidhej në Romën e lashtë me aftësitë luftarake si, p.sh. guximi dhe trimëria.

Shkurt:Virtýt,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e (t) prirje dhe forcë e brendshme e njeriut për të bërë punë të mira, vetia më e mirë e njeriut.

I.Virtytet klasike “kryesore” të Perëndimit

Virtytet janë:

1.pjekuria/urtësia,

2.drejtësia,

3.fuqia/guximi,

4.maturia,

5.morali

1

Në këtë këndvështrim unë përcjell pesë çelësa që mendimi të shprehet duke vënë në punë mendjen si të:

Kesh ambicie për të ekzistuar

Ëndërrosh jetën

Angazhohesh që t’i përkasësh të ardhmes

Jesh i lidhur me universin

Duash e respektosh veten

 

1/1.Të kesh ambicie për të ekzistuar: ne jemi pelegrinë që ecim mes natës së unit tonë shkurtabiq dhe ditës  së unit tonë hyjnor. Si një shigjetë e tendosur përjetësisht drejt një shenje, njeri duhet të shkojë përtej ekzistencës  së tij të thjeshtë dhe të mos kënaqet kurrë me atë që ka arritur çdo dëshirë e përmbushur duhet të jetë pika e nisjes për një dëshirë tjetër. Të ndalesh dhe të sillesh rrotull vetes do të thotë të tradhtosh vetë ritmin e natyrës. Të thuash “mjaft”, është armiku yt më i keq.

 

2/1. Të ëndërrosh jetën: është absolutisht e nevojshme të ëndërrosh edhe me sy hapur, ditën, në mënyrë të ndërgjegjshme dhe konstruktive, të ëndërrosh është një pemë e vërtetë e jetës. Të ëndërrosh nuk do të thotë t’i ikësh realitetit. Të mos dish të ëndërrosh  do të thotë të mos dish të kapërcesh të përditshmen dhe të mbetesh skllavi i saj. Propozimi më i mirë në këtë rast është që, njeriu duke filluar të ëndërrojë do të thotë se ai kërkon brenda vetes që një nga një të realizojë dëshirat e tij. T’i nxjerrë njeriu ato nga thellësia e qenies,  do të thotë që të kryejë një veprim të përgjegjshëm në lidhje me fatin e tij. ç’ndërrues në këtë aspekt bëhet ai njeri që ofron mjetet për të ndërtuar të ardhmen e vet. Vetëm me ëndërrime njeriu kërkon dhe zbulon qëllimet që duhet të arrijë.

 

3/1.Të angazhohesh që t’i përkasësh të ardhmes: Njeriu duhet t’u qëndrojë besnik legjendave dhe kujtimeve që i tregon nëna e tij. Kjo e mban njeriun gjithmonë të lidhur me vendlindjen dhe atdheun e tij.. kjo nuk do të thotë se njeriu vonohet pas të shkuarës, por sigurisht duke marrë pa humbje më të mirën apo më të suksesshmen, duke përqafuar njëkohësisht të renë apo më bashkëkohoren, pra njeriu duhet ta kapërcejë të vjetrën për t`i hapur rrugën të resë që vjen. Të jetosh me të djeshmen do të thotë tu japësh më shumë autoritet të vdekurve se të gjallëve duke mohuar kështu dhe lirinë.

 

4/1.Të jesh i lidhur me universin: për njeriun e dashuruar me vendin e tij, bukuria, ngjyrat dhe veçoritë e tokës, ngjallin një dashuri të madhe që vazhdon gjatë gjithë jetës. Njeriu duhet të jetë një dashurues i përjetshëm i pemëve i këtyre “poemave që toka shkruan mbi qiellin”, fati njerëzor është i lidhur në mënyrë të pazgjithëshme me atë të gjithësisë. Ligji kërkon që njerëzit të jetojnë të varur me njeri tjetrin”, pra në këtë sens natyra konsiderohet si e gjallë: “Nëse do të këndonit për bukurinë kur jeni vetëm në shkretëtirë atëherë do të keni dhe dëgjues”

 

5/1.Të duash e respektosh veten: Njeriu duhet të respektojë dhe nderojë besimin te vetja, një virtyt ky i cili e lejon që të heqë dorë nga iluzioni për prestigj, apo pasuri. Te njeriu që e meriton lumturinë lind në thellësi të zemrës dhe nuk është fryt i ngjarjeve të botës së jashtme. Gjithçka te njeriu nis nga vetja e tij. Ka brenda tij një mik që e ngushëllon sa herë që të këqijat e rrethojnë dhe fatkeqësisht e pushtojnë. Ai njeri që nuk provon miqësi dhe dashuri për veten e vet, është një armik publik dhe ai që nuk ka besim te vetja do të vdesë nga dëshpërimi.

2

II.Virtyti si konceptualitet:

Si një virtyt, quhet cilësia njerëzore e dikujt që karakterizohet duke bërë mirë dhe saktë. Si e tillë, është një cilësi morale e konsideruar e mirë. Ajo gjithashtu mund t’i referohet efektivitetit të disa gjërave për të prodhuar efekte të caktuara.

Fjala virtyt, si e tillë, vjen nga latinishtja virtus, virtūtis, dhe rrjedh nga fjala latine vir, që do të thotë ‘mashkull’, ‘burrë’, pasi i referohet cilësisë së vlerës, të lidhur me mashkulloren në mendimin antik.

Në këtë kuptim, virtyti mund të përcaktojë forcën, vrullin ose guximin që një person paraqet në situata të caktuara: “Pavarësisht asaj që i ka ndodhur asaj, Magdalena ka treguar virtytin e të ecurit gjithmonë përpara”. Prandaj, është gjithashtu e mundur të flitet për një virtyt për t’iu referuar integritetit të karakterit të dikujt.

Virtyti, si i tillë, mund të verifikohet te njerëzit me integritet moral, të gatshëm të sillen sipas asaj që është e drejtë, ndaj asaj që, kuptohet në kuptimin moral, është e saktë.


II/a.Virtyte të Karakterit

6 klasat e virtyteve (pra, “virtytet themelore”), kanë një bazë historike në pjesën dërrmuese të kulturave; për më tepër, këto virtyte mund të çojnë në lumturi të shtuar kur formohet, Universaliteti i të cilit shfaqet në tre aspekte:

1.Cilësitë pozitive njerëzore duke përfshirë mirëqenie mendore,

2.Njerëzit duhet të jenë “të gatshëm për të evoluar” drejt virtyteve të caktuara,

3.Virtytet kanë një bazë biologjike, morale sa dhe të karakterit te njerëzit.

 

II/b.6 virtytet janë si më poshtë:

Urtësia dhe njohuria: krijimtaria, kurioziteti, mendja e hapur, dashuria për të mësuar, perspektiva, inovacioni;

Guximi: trimëria, këmbëngulja, integriteti, vitaliteti, gjallëria

Njerëzimi: dashuria, ëmbëlsia, inteligjenca sociale

Drejtësia: qytetaria, paanshmëria, udhëheqja

Temperamenti: Falja dhe mëshira, përulësia, maturia, vetëkontrolli Përsosmëria: vlerësimi i bukurisë dhe përsosmërisë, mirënjohja, shpresa, humori, natyra shpirtërore.

II/c.6 virtytet, mbështeten në disa pikat e forta të grupuara në 4 kategori si:

Forcat Intelektuale,

Forcat Ndërpersonale dhe Forcat e maturisë ose të altruizmit,

Fortësia,

Vitaliteti dhe Kujdesi  

 

Këto pika të forta dhe klasifikimet e tyre shfaqen në mënyrë të pavarur dhe plot vlera, te njerëzit shumë krijues, me vijë sjelljeje që përshkruhet nga normat Etike, gjendja shpirtërore e kamur dhe me shumë vitalitet. Kjo në të vërtetë përshkruhet qartazi dhe mjaft mirë si rezultat i manifestimit të virtyteve.

Virtyti është i njohur edhe në veprimet e virtytshme dhe në mënyrën e duhur të procedimit. Prandaj, në gjuhën e përditshme, termi virtyt përdoret gjithashtu për të përcaktuar cilësitë e një personi që bën mirë.

3

III.Një njeri i virtytshëm kalon drejt lumturisë nëpërmjet tri shtigjeve

Jeta e këndshme: hulumtimi mbi jetën e këndshme, ose “jeta e kënaqësisë”, shqyrton se si njerëzit në mënyrë optimale përjetojnë, parashikojnë dhe shijojnë ndjenjat dhe emocionet pozitive që janë pjesë e jetesës normale dhe të shëndetshme (p.sh., marrëdhëniet, hobi, interesat, argëtimi etj.).

Jeta e shëndoshë: hetimi i efekteve të dobishme të zhytjes, thithjes dhe rrjedhës, të ndjera nga individët kur angazhohen në mënyrë optimale me aktivitetet e tyre parësore, është studimi i Jetës së shëndoshë, ose “jeta e angazhimit”. Fluksi përjetohet kur ka një ndeshje pozitive midis forcës së një personi dhe detyrës së tyre aktuale, d.m.th., kur dikush ndihet i sigurt për kryerjen e një detyre të zgjedhur ose të caktuar.

Jeta Kuptimplotë: hetimi në Jetën Kuptimplote, ose “jeta e lidhjes”, shtron pyetjen se si individët marrin një sens pozitiv të mirëqenies, përkatësisë, kuptimit dhe qëllimit nga të qenit pjesë dhe që kontribuojnë në diçka më të madhe dhe më të përhershme se vetvetja (p.sh, natyra, grupet shoqërore, lëvizjet, traditat, qëndrimet dhe angazhimet sociale, humanizmi, etj).

 

Përfundime

Nëse ato që përcollëm nëpërmjet këtij shtjellimi, me fjalë dhe shprehi që iu ngjajnë postulateve të shenjta, sa dhe të vërteta, të cilat patjetër që do të zënë vend në memorien e çdo lexuesi. Ai patjetër që do të ndjejë detyrimin moral, ku me zërin e tij të qartë do ta bëjë fjalën që të jetë thellësisht e ngrohtë dhe simbol të bukurisë, e cila do të pushtojë çdo zemër dhe do të emocionojë çdo qenie me të vërtet njerëzore.

Virtyti moral, zakonisht quhet zakoni i të bërit mirë. Si i tillë, virtyti është një cilësi pozitive, e cila i referohet përsosmërisë në sjellje ose në mënyrën e procedimit, dhe, në këtë kuptim, është kundër vesit ose defektit.

Nevojat e njeriut ndryshojnë, por jo dashuria e tij, as dhe dëshirat që dashuria e tij të kënaqë nevojat e tij.

Mos harroni se, mjegulla që grumbullohet herët në mëngjes, duke u larguar, lë vesën nëpër fusha dhe ngjitet duke u grumbulluar në një re dhe nis të bjerë poshtë si shi.

Nëpërmjet ëndërrimeve, shpresës, njeriu ngjitet lart në fluturim, i cili i ngjet një lisi gjigant i mbuluar me lule molle, ky duhet të jetë njeriu brenda jush, ku fuqia e tij ju lidh me tokën, me aromën e saj dhe pastaj ju ngre lart drejt hapësirës dhe nga qëndrueshmëria e tij, ju bëheni të pavdekshëm.

Të matësh njeriun nga veprimet e vogla, është njësoj si të matësh fuqinë e oqeanit nga dobësia e shkumës së tij. Apo të gjykosh njeriun nga dështimet, është e njëjtë si të bësh me faj stinët për paqëndrueshmërinë e tyre.

Njeriu i ditur i cili ju jep të tjerëve nga mençuria e tij, në këtë rast modestia e tij qëndron kur ai shprehet se: “Edhe ai mori nga mençuria e të tjerëve”.

Kurdo që të kaloni pranë fushës ku keni varrosur stërgjyshërit, vështroni mirë për rreth dhe do të shihni veten dhe fëmijët tuaj, që vallëzojnë dorë për dore.

Nuk ka dhuratë më të madhe për një njeri sa ajo që shndërron të gjitha synimet e tij në realitet, në buzë të thara dhe gjithë jetën e tij në një burim. Pra këtu qëndron nderi dhe shpirti i njeriu të mirë, i cili me bëmat e tij ndërton një kullë në qiell, ku sa herë bën një të mirë ai ngre një kullë të re në qiell.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top